Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë shenjat që xhelozia është kthyer në problem në marrëdhënien tuaj

June 07
12:40 2016

Xhelozia është shkatërruese kur kthehet në bezdi. Duhet thënë se nëse ju e ndjeni se xhelozia është kthyer në problem në marrëdhënien tuaj, jo vetëm që do të rriskoni lumturinë tuaj por edhe sigurinë. Është shumë e vështirë t’i bindësh partnerët xhelozë dhe akoma më e vështirë për të menduar se deri ku mund të arrijë reagimi i tyre për diçka që dyshojnë.

Sigurisht që e pranojmë të gjithë se qeniet njerëzore janë xheloze nga natyra, por si mund të kuptojmë që xhelozia e ka kaluar masën e natyrales dhe mund të kthehet në të dëmshme? Përgjigjja e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u arritur, është: KONTROLLI. Nëse ju jeni xheloz ndonjëherë për partnerin tuaj, por kjo nuk ju është kthyer në fiksim sa t’ju shkatërrojë jetën, atëherë gjithçka është në rregull, por nëse xhelozia ju ndryshon humorin dhe ju bën të keni disa sjellje të ndryshme nga e zakonshmja, kjo po që është problem.

Ndiqni nëpërmjet galerisë shenjat që ju bëjnë të jeni në një marrëdhënie me një xheloz problematik dhe nëse është kështu përpiquni të ndryshoni apo dilni nga kjo lidhje sa jeni në kohë!

Shperndaje