Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë mënyrat se si të memorizoni gjithçka lehtësisht siç bëni me tekstet e këngëve

Këto janë mënyrat se si të memorizoni gjithçka lehtësisht siç bëni me tekstet e këngëve
July 25
15:14 2016

Besojmë se ju ndodh shpesh që ta gjeni veten duke recituar një tekst të tërë kënge pa ngatërruar asnjë fjalë apo në momentin që një këngë del në radio ju këndoni pas këngëtarit gjatë gjithë këngës. Kur e gjejmë veten duke kënduar shpesh pasi mbarojmë këngën shtrojmë pyetjen: “Po sikur të mbaja mend çdo gjë me lehtësi, ashtu sikurse bëj me tekstet e këngëve?”

Më poshtë do t’ju tregojmë disa mënyra se si ta bëni këtë.

  1. Përsëritni dhe kyçni

Një nga arsyet se pse njerëzit mbajnë mend tekstet e këngëve është sepse praktikohen shpesh me to. Ju e dëgjoni një këngë pafund deri sa ajo ju mërzitet. Kjo ka të bëjë me përsëritjen. Diçka që duhet ta mbani mend përsëriteni vazhdimisht në mendje. Për shembull, nëse harroni të kontrolloni shtëpinë para se të dilni gjithnjë fiksoni tre togfjalësha. “Soba, dritaret, dritat” – përsëriteni vazhdimisht dhe do të shikoni efektin.

2. Reponi

Ne i mbajmë mend këngët sepse ato kanë rimë. Nëse i bëni gjërat të kenë një rimë të caktuar do të jetë shumë më e lehtë t’i memorizoni. Nëse duhet të mbani mend një listë pazari, atëherë mundohuni të krijoni rimë. “Më duhet avokado si në San Diago…” – funksionon apo jo?

3. Krijoni lidhje

Njësoj siç do të veproni me repin, edhe të krijuarit e disa lidhjeve ju ndihmojnë shumë. Truri është si një rrjetë e madhe. Që të shkoni nga pika A në pikën B duhet të krijoni një rrugë që e njihni. Sa më shumë shenja të lini rrugës, aq më e lehtë do jetë kalimi herën e dytë. Nëse doni të fiksoni leksionin për provim, bëni lidhje mes fjalëve dhe vendeve të preferuara, njerëzve të dashur apo edhe këngëve.

4. Interesi është pika kyçe

Këngët që mbajmë mend më mirë janë ato të cilat na pëlqejnë dhe na kujtojnë një çast të jetës sonë. Njëjtë, nëse ka disa gjëra që duhet t’i mbani mend, përpiquni që ato gjëra t’ju pëlqejnë në mënyrë që të shijoni edhe procesin e rikujtesës.

/Blitz.al/

 

Shperndaje