Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë mënyrat se si mund të bëni që një lidhje në distancë të funksionojë

Këto janë mënyrat se si mund të bëni që një lidhje në distancë të funksionojë
November 03
11:33 2016

Lidhjet në distancë janë një sfidë më vete që shumë çifteve u ndodh të përballen. Sigurisht që në shekullin e teknologjisë, të gjithë jemi të lidhur me anë të rrjeteve sociale dhe komunikimit virtual, çka e rregullon disi mungesën fizike të personave që duam. Por shekulli i teknologjisë është edhe shekulli i luftës së madhe për t’u bërë të pasur dhe të famshëm dhe ndonjëherë kjo mund të arrihet vetëm duke jetuar në një vend tjetër.

Gjithsesi, si mundet një çift ta mbajë të ndezur pasionin edhe në distancë? Si  mund të ruash besimin duke qenë aq larg?

Më poshtë do t’ju tregojmë këshillat që japin personat të cilët e kanë përjetuar vetë lidhjen në distancë dhe kanë arritur t’i mbajnë të shëndetshme lidhjet e tyre.

  1. Fokusohuni te vetja

Në fillim, që të keni një lidhje të mirë në distancë duhet të jeni në një gjendje shumë paqësore dhe të kënaqshme me veten. Nëse arrini të keni boshllëqe dhe pakënaqësi me veten dhe ambientin e ri ku po qëndroni, me shumë mundësi të gjithë energjinë negative do ta hidhni si faj mbi lidhjen në distancë. Në mendjen tuaj do t’ju duket se nuk do të funksionojë asgjë sepse e ka fajin lidhja ndërkohë që në fakt problemi qëndron brenda jush. Shëroni veten nga mendimet negative dhe më pas do të shëroni edhe lidhjen tuaj në distancë. Merrni gjithashtu kohën tuaj për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme ku mund të “shfryni” të gjitha energjitë tuaja, sepse edhe ndjesi nga malli ju akumulohen dhe ju bëjnë të ndiheni të ngarkuar.

  1. Fokusohuni te komunikimi dhe ndarja e mendimeve me njëri-tjetrin

Komunikimi është vital për çdo marrëdhënie, por sidomos për marrëdhëniet në distancë. Komunikimi garanton jetëgjatësi në lidhje, ju redukton stresin dhe krijon besim. Duhet të gjeni një balancë në ditën tuaj për të pasur disa momente fikse që i ndani me partnerin tuaj. Tregojini gjithçka ju ndodh sepse kështu do të duket se jeni gjithë kohës bashkë.

  1. Krijoni kujtime së bashku

Kur jeni në një lidhje në distancë, kujtimet janë shumë të rëndësishme për të bërë që lidhja juaj të jetë gjithnjë në progres dhe të jetë speciale. Këto kujtime mund t’i krijoni duke udhëtuar bashkë. Nuk është mirë që të vizitoni njëri-tjetrin në vendet respektive ku qëndroni pasi kur njëri prej partnerëve të largohet do t’ju duket gjithçka bosh. Zgjidhni një vend të tretë për të udhëtuar dhe arratisuni së bashku.

  1. Organizoni vizitën e radhës

Ju duhet të keni një plan konkret se kur e takoheni, por edhe surprizat janë shumë të rëndësishme për të mbajtur një lidhje shumë pasiononte. Bëjeni marrëdhënien tuaj të jetë një histori dashurie unike dhe të jetë sa më e panjohur për ju në mënyrë që të jetë sa më intriguese dhe e veçantë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje