Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë mënyrat e thjeshta se si ta mbani të ndezur dashurinë edhe pasi të keni fëmijë

Këto janë mënyrat e thjeshta se si ta mbani të ndezur dashurinë edhe pasi të keni fëmijë
November 13
16:42 2016

Aq sa e bukur është lindja e një fëmije në aspektin prindëror, aq edhe e vështirë është për çiftin të bëjë diferencën midis të qenit prindër dhe të qenit partnerë të dashuruar me njëri-tjetrin. Duke qenë se ardhja në jetë e një fëmije sigurisht që zhvendos disa prioritete nga jeta juaj, duket se kohërat dhe momentet kur ju të dy si partnerë mund të kënaqeshit dhe të argëtoheshit kanë përfunduar. Pikërisht ky është edhe gabimi që bëjnë shumë çifte, që më pas tradhtojnë dhe e çojnë martesën në divorc. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejoni që dashuria për njëri-tjetrin të venitet pas lindjes së fëmijës, por duhet të silleni dhe të bashkëpunoni në mënyrë të atillë që kjo etapë e re e jetës tuaj t’ju lidhë edhe më tepër ndaj njëri-tjetrit. Fëmija është fryt i dashurisë tuaj, jo sinjal për të thënë se kjo e fundit mbaroi. Më poshtë ju tregojmë disa mënyra se si të mbani dashurinë ndezur edhe pas lindjes së fëmijës.

  1. Ndani detyrat dhe përgjegjësitë bashkë

Me ardhjen e fëmijës në jetë nisin edhe detyra e përgjegjësi të reja që ndoshta nuk i keni hasur më parë. Duke filluar nga kujdesi për fëmijën deri te përgjegjësia ekonomike që do të keni tani për fëmijën. Nëse ka bashkëpunim midis partnerëve për t’i ndarë siç duhet këto të fundit, mundësia është që ju ta doni edhe më tepër njëri-tjetrin duke parë dhe njohur këtë dimension të ri të partnerit. Nëse ju do dështoni në këtë ndarje, atëherë do të ketë vetëm debate dhe një imazh të ri aspak të këndshëm te panorama që keni në kokë për njëri-tjetrin.

  1. Duhet të keni patjetër një ditë pushim në javë

Mundohuni që një ditë të javës t’ua dedikoni momenteve që ndani si partnerë. Lëreni fëmijën tuaj te një dado apo një i afërm i juaji dhe programoni një arratisje romantike në ndonjë vend të afërt ose thjesht mund të qëndroni në shtëpi duke bërë aktivitete ndryshe nga e zakonshmja. Silluni sikur sapo ishit njohur dhe mos diskutoni për problemet e fëmijëve. Dedikojuni vetëm pasionit dhe njëri-tjetrit.

  1. Përpiquni të mbani një atmosferë të qetë në shtëpi

Qetësia në shtëpi është kryesore për sa i përket vazhdimësisë së dashurisë tuaj. Mundohuni të luani, argëtoheni dhe të keni vazhdimisht aktivitet në familje. Gatuani një kek, shihni një film, luani me fëmijën, bëni gjëra të cilat nuk do ta vrasin ndjenjën e dashurisë, por përkundrazi do ta përmirësojnë atë.

  1. Mos anashkaloni seksin

Sigurisht që rutina do të bëhet më e ngarkuar dhe ju do të jeni më të lodhur, por në asnjë moment nuk duhet të hiqni nga lista juaj e prioriteteve seksin. Ky është çelësi për një marrëdhënie të mirë sepse krijon stabilitet, fortësi dhe lumturi në çift. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të bëni seks çdo ditë por nuk duhet të ngurroni të puthni, përqafoni apo ledhatoni njëri-tjetrin çdo ditë.

  1. Flisni vazhdimisht me njëri-tjetrin

Jo vetëm intimiteti, por edhe komunikimi është një nga ato veçori të cilat vetëm e forcojnë një çift. Ju duhet të dedikoni një pjesë të ditës tuaj vetëm për të folur me njëri-tjetrin për çështje të ndryshme që ju shqetësojnë apo ju bëjnë përshtypje. Mos mbani sekrete dhe mos krijoni ndasi në komunikim, sepse kështu do të bëni që dashuria të venitet.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje