Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë karakteristikat e femrave që i bëjnë meshkujt të lënë kokën pas tyre…

Këto janë karakteristikat e femrave që i bëjnë meshkujt të lënë kokën pas tyre…
July 06
13:59 2016

Pranohet gjerësisht se femrat janë krijesat më të bukura në botë dhe kjo nuk lidhet vetëm me pamjen e tyre të jashtme, por edhe me karakteristikat që ato posedojnë. Thënë këtë, në rrethin tonë shoqëror na bie rasti të njohim ndonjë vajzë për të cilën të gjithë meshkujt lënë kokën dhe sërish nuk po flasim vetëm për pamjen e jashtme. Atëherë, cilat janë karakteristikat që e bëjnë një femër më të pëlqyer dhe që meshkujt bien në dashuri?

  1. Vetëbesimi

Meshkujt pëlqejnë femrat që kanë vetëbesim pasi mendojnë se femrat që janë të sigurta te vetja mund t’ia dalin mbanë gjithmonë edhe pa pasur nevojën e një mbështetjeje nga partneri i tyre. Femrat që mendojnë se janë të bukura dhe e dinë këtë kanë tendencën as mos të ndihen xheloze për femrat e tjera. Kjo karakteristikë është shumë seksi për meshkujt. (Kujdes, vetëbesimi nuk duhet ngatërruar me indiferencën!)

2. Pavarësia

Një femër e pavarur do të thotë ndryshe një femër e përgjegjshme. Meshkujt e pëlqejnë kur femrat nuk varen nga ata. Të jesh e pavarur do të thotë të jesh e fortë dhe një femre që mund të ndërtojë vetë të ardhmen e saj dhe nuk i duhet një mashkull për ta mbështetur ekonomikisht. Ky është rasti kur një femër të do, por nuk ka nevojë për ty nëse ti i sjell pakënaqësi. Meshkujt e adhurojnë të mos qenit të sigurt nëse kanë një vend apo jo në jetën e një femre të pavarur.

3. Të shprehesh hapur dhe lirshëm

Femrat që tregojnë veten ashtu siç janë dhe e bëjnë këtë në mënyrë demonstrative janë të adhurueshme prej meshkujve. Femrat që flasin pa frikë, nuk janë të turpshme për asnjë lloj teme dhe e thonë mendimin e tyre me zë të lartë, janë femra që admirohen nga meshkujt.

4. Pasioni

Meshkujt pëlqejnë femrat që fusin pasion në çdo fushë të jetës. Pasion për të dashurinë, pasion për punën, pasion për veten, pasion për gjithçka. Ju duhet me patjetër të keni një hobi, një ritual tuajin personal apo çfarëdo lloj gjëje që ju pëlqeni, mjaft të tregoni se jeni të motivuara. Një femër që dedikohet me pasion është një femër që dashurohet pa kushte.

5. Krenaria

Meshkujt i duan femrat që janë krenare për veten e tyre dhe arritjet që kanë në jetë. Një femër krenare dallon në mënyrën se si vishet, si ecën dhe si flet. Për meshkujt, kjo është një nga gjërat më seksi te një femër.

6. Sinqeriteti

Një nga cilësitë  kryesore te një femër. Nëse një femër është e sinqertë, automatikisht është më tërheqëse. Të gjithë meshkujt duan një femër besnike dhe të sinqertë. Një femër që tregon frikë ndaj të vërtetës dhe përdor gënjeshtrën si mbrojtëse të marrëdhënies është një femër e dobët dhe pak e pëlqyeshme nga meshkujt.

 

Komento
Shperndaje