Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë gjërat të cilat NUK duhet t’ja tregoni KURRË të dashurit, KURRË po ju themi!

Këto janë gjërat të cilat NUK duhet t’ja tregoni KURRË të dashurit, KURRË po ju themi!
October 06
16:03 2017

Për disa çifte, të qenurit në një marrëdhënie do të thotë që të kesh mundësi dhe konfidencë të mjaftueshme për të treguar gjithçka dhe për të qenë më të lirshëm se me këdo tjetër në ato çka tregon. Sigurisht që nëse e mendoni kështu, kështu veproni, ama duhet të keni gjithnjë në mendje se jo gjithçka thuhet sepse mund të kthehet në të dëmshme për lidhjen tuaj.

Më poshtë do ju tregojmë gjërat të cilat nuk t’ja thoni kurrësesi partnerit tuaj sepse është më mirë kur këto gjëra i mbani për veten tuaj:

  • Një pëlqim momental mbi një koleg në punë. Mund t’ju ndodh që të ushqeni ndjenja momentale për ndonjë kolegun tuaj në zyrë dhe do ju duket sikur gjithçka mes jush dhe partnerit tuaj do të shkatërrohet për hir të kësaj ndjenje të re. Relaksohuni dhe jepini vetes një javë kohë, nëse ndjenja largohet, thjesht mos tregoni fare.
  • Çfarë ndjetë në fillim për partnerin tuaj. Nëse nuk ka qenë dashuri me shikim të parë dhe ju thjesht e keni pasur inat para se ta njihnit apo thjesht nuk e njihnit, nuk është e nevojshme që të tregoni hollësisht detaje lidhur me këtë duke qenë se tashmë jeni të afërt mjaftueshëm.
  • Nëse ju keni tradhëtuar më parë, nuk është e nevojshme ta tregoni sepse partneri juaj i ri do të fiksohet keqazi me këtë episod e do të humbë besimin së koti.
  • Historinë tuaj seksuale. Ato çfarë di dhe ke mësuar në të shkuarën, përdori, por mos i komento.
  • Ndonjë ndjenjë që mund të ketë ngelur për ish-in tuaj. Çfarëdo qoftë, mos tregoni asgjë. Më mirë fliteni me miken tuaj të ngushtë.
  • Mos flisni për huqe të kota të partnerit, nëse ato janë kalimtare dhe jo fort të rëndësishme, mos i ktheni në tema të mëdha diskutimi.
  • Ndonjë natë e çmendur kur ju keni kërcyer e jeni bërë tap sipër banakut. Nëse nuk njiheshit atëherë, partneri nuk mund t’ju kuptojë.
  • Detaje nga historitë tuaja të shkuara. Nuk ka pse partneri juaj të di shumë për gjëra të cilat mund të të efektojnë të ardhmen.
  • Gjëra të cilat sipas teje, ish-i juaj i kishte më mirë. Këtu do të ndiznit një debat shumë të madh që nuk ja vlen aspak!

/Blitz.al/

Shperndaje