Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë gjërat që fëmija duhet t’i shohë patjetër te martesa juaj

Këto janë gjërat që fëmija duhet t’i shohë patjetër te martesa juaj
October 28
16:48 2016

Unë jam e martuar lumturisht prej 20 vitesh, por sigurisht që kjo nuk më bën eksperte të marrëdhënieve, çështjeve të dashurisë apo edhe martesës në tërësi. Por duhet thënë se kjo më ka bërë të ndihem me fat, e ledhatuar dhe mjaft krenare që bashkë me bashkëshortin tim mund të shohim fëmijët teksa na rriten dhe të mësojnë prej nesh se si duhet të jetë një çift ku mbizotëron energjia pozitive.

Si ia kemi arritur që t’ia dalim? Duke punuar shumë për këtë. Për ne, martesa është një lule për të cilën duhet të kujdesesh vazhdimisht në mënyrë që të rritet siç duhet. Gjithashtu ne e dimë se duhet ta trajtojmë martesën si diçka shumë të rëndësishme. Ne i vlerësojmë detajet dhe janë pikërisht ato gjërat e vogla të cilat e bëjnë marrëdhënien tonë të bukur, gjërat që shpresojmë se fëmijët tanë do të dinë t’i mësojnë prej nesh.

  1. Debati është diçka që mund të ndodhë dhe s’është ndonjë gjë e madhe nëse ndodh edhe në sy të fëmijëve.

Në zihemi, pastaj pajtohemi. Vazhdimisht. Nuk e bëjmë këtë në mënyrë private, ne thjesht nuk fshihemi. Ka mënyra se si mund të debatosh duke përdorur respektin dhe inteligjencën, duke u treguar fëmijëve se kur një çift debaton sërish mund të shohësh një dashuri të jashtëzakonshme tek ata. Po edhe ne, si gjithë të tjerët, shkojmë në shtrat të mërzitur me njëri-tjetrin dhe fëmijët e shohin këtë. Kur zgjohemi në mëngjes jemi sërish bashkë dhe nuk ka asgjë të keqe t’u tregojmë fëmijëve se gjërat kalohen dhe mirëkuptohen. E dimë që me fjalë të bukura të gjithë thonë: “Mos shkoni në krevat të zënë me partnerin tuaj”. Por pse të shtiremi? Të gjithë e dimë se kjo do të ndodhë të paktën një herë dhe s’ka asgjë të keqe që të jesh i sinqertë me ndjenjat e tua dhe me njerëzit që të rrethojnë.

2. Ju diskutoni edhe për çështje të ardhurash në sy të fëmijëve.

Sa harxhoni, sa kurseni, për çfarë harxhojmë më shumë dhe për çfarë më pak. Sigurisht që fëmijët tuaj mund të mos kenë shumë akses në këto çështje, por mirë është që ata të dinë panoramën e përgjithshme ekonomike të familjes sepse kjo do t’i bëjë të maturohen më shpejt dhe më mirë.

 

3. Ju diskutoni edhe për çështje politike në sy të fëmijëve.

Politika është diçka që na rrethon çdo ditë dhe sigurisht ka një rëndësi të veçantë në jetën e çdo qytetari. Duhet të pranojmë se politika është edhe pjesë e familjeve tona dhe nuk ka asgjë të keqe që të bisedoni dhe në sy të fëmijëve. Merrni mendimet e tyre dhe krijoni kështu tema diskutimi. Fëmijët mund të jenë të vegjël po kjo nuk do të thotë që ata të mos kuptojnë se çfarë ndodh vërdallë tyre.

 

4. Tregoni që e doni njëri-tjetrin në sy të fëmijëve.

Tregojeni çdo moment, për çdo ditë, që ju e doni njëri-tjetrin dhe kujdesuni që edhe fëmijët tuaj ta vënë re këtë gjë. Gjithashtu duhet të kuptoni se fëmijët tuaj janë gjithnjë duke parë, edhe atëherë kur ju mendoni se ata nuk po shohin. Përqafoni gjithnjë njëri-tjetrin kur hyni në shtëpi sepse me siguri fëmijët tuaj do të bëjnë të njëjtën gjë kur të rriten.

 

5. Bëni atë që dini të bëni më mirë dhe bëjeni me dashurinë më të madhe.

Nuk ka asgjë të keqe që në një familje ju t’i mbani rolet tradicionale të mamasë dhe babait. Kjo është gjëja më e mirë që kemi bërë ne në familjen tonë. Unë kam lënë punën disa vite më parë sepse doja t’u përkushtohesha totalisht fëmijëve. Dhe nuk ka asgjë të keqe ta bëni këtë gjë nëse e ndjeni që është gjëja e duhur.

 

Nëse i bëni të gjitha këto, me dashuri të madhe sigurisht, me shumë mundësi fëmijët tuaj do të ruajnë kujtimet më të mira me ju dhe do të krijojnë një familje shumë të bukur kur të rriten./Blitz.al/

Komento
Shperndaje