Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë gjërat që duhet të dini me patjetër për ish-in e tij përpara se të nisni një lidhje serioze

Këto janë gjërat që duhet të dini me patjetër për ish-in e tij përpara se të nisni një lidhje serioze
June 20
13:26 2018

Ndonëse deri më sot jemi mësuar me idenë se “sa më pak të dish për ish-in e tij, aq më mirë”, ky studim i ri na sfidon. Sipas tij, janë disa detaje të nevojshme që duhet të dimë për ish-in e tij në mënyrë që më pas ne të krijojmë një marrëdhënie të shëndetshme.

Le t’i hedhim një sy e të shohim nëse janë të lehta për tu përballuar (ju e dini, kur vjen fjala tek ish-at, vajzat bëhen bisha).

1 –  Duhet ta dini fiks arsyen se përse u ndanë ata. Kjo do ju bëjë të kuptoni shumë nëse kjo marrëdhënie ka shans për rikthim.

2 – Si ish-i e sheh partnerin tënd tani që janë ndarë? E sheh si një person potencial për tu rikthyer, e dashuron ende, e do ta ketë mik apo s’do ta shohë me sy? Në bazë të përgjigjeve të këtyre pyetjeve, ju mund të kuptoni nëse do keni një marrëdhënie të qetë apo jo.

3 – Duhet ta dini nëse partneri juaj e ka tradhëtuar. Zakoni del me shpirtin, mos e harroni këtë.

4 – Duhet ta dini nëse ish-i i tij e ka tradhëtuar. Kjo do ju bëjë të kuptoni se si të punoni me ndjeshmërinë e tij të shkatërruar tashmë dhe besimin gjithashtu.

5 – Duhet ta dini nëse ata janë miq apo jo. Pas kësaj, ju e zgjidhni vetë nëse ju shkakton problem ose jo, ama duhet ta dini saktë statusin e tyre.

6 – Duhet ta dini nëse ata kanë qenë dashuria e parë për njëri tjetrin. Nëse po, duhet të keni kujdes sepse është shumë e vështirë të bësh progres nga dashuria e parë. Nga ana tjetër, është e lehtë që të jeni më tërheqëse për të duke qenë se ata nuk e kanë provuar “mollën e ndaluar” duke qenë të fokusuar vetëm tek një dashuri.

 

Komento
Shperndaje