Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë gjërat për të cilat partneri juaj nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni në faj

June 23
14:12 2016

Nuk ka rëndësi nëse është diçka e madhe apo e vogël, çdo ditë ne si individë ndiejmë një nevojë të brendshme për të pyetur veten: “Mos ndoshta nuk po veproj siç duhet, mos ndoshta jam gabim?”. Kjo pyetje vlen sidomos kur sapo kemi nisur të njohim dikë që na pëlqen. Megjithatë, ka një ndryshim të madh midis asaj që pyesim te vetja jonë dhe asaj çka partneri potencial na vë në dukje negativisht. Nëse partneri ju përmend pjesë të jetës tuaj apo të karakterit ku ju keni dyshimet tuaja, vetëm për t’ju bërë të ndiheni në faj dhe në këtë mënyrë t’ju “manipulojë”, është momenti ta lini këtë marrëdhënie sa hap e mbyll sytë.

Gay Brown, e cila është një konsulente e licencuar për çiftet e martuara, tregon se në momentin që ju keni disa pasiguri te vetja dhe partneri në vend që t’jua lehtësojë duke ju shtuar kështu besimin, ju thumbon vazhdimisht, kjo marrëdhënie nuk mund të jetë kurrsesi e shëndetshme. E vërteta është se gjërat bëhen edhe më serioze kur ju filloni të kërkoni falje sepse ndiheni në faj. Më lart vëreni rastet kur nuk keni pse të ndiheni në faj dhe as nuk duhet të mendoni të kërkoni falje edhe nëse partneri ju imponon ta bëni këtë në një mënyrë apo tjetrën.

 

 

Shperndaje