Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë disa hile të vogla që këpucët e preferuara të mos ju vrasin më këmbët

October 16
13:03 2016

Nuk ka rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kur blini një palë këpucë të reja me shumë dëshirë, ndodh që në rastin e parë që t’i vishni të ndjeni dhembje apo edhe dëmtime në këmbë prej tyre. Kjo derisa ato marrin formën e këmbës. Megjithatë ekzistojnë disa hile të vogla në mënyrë që asnjëherë këpucët të mos ju shkaktojnë probleme. Ja disa prej tyre:

  1. Pudra (përpara se të vishni këpucë, sigurohuni të mos i keni këmbët e lagura dhe spërkatini ato me pudër, më pas vishni këpucët).

1

2. Çorape të trasha dhe një tharëse flokësh (provoni t’i vishni këpucët duke mbajtur çorape të trasha dhe duke i ngrohur me një tharëse flokësh për disa minuta. Do të vini re se ato do të zgjerohen dhe nuk do të keni probleme).

2

3. Këpucë dhe një antidjersë (ndodh që këpucët t’ju vrasin pasi këmba djersitet, kështu që, për ta evituar këtë, provoni t’i lyeni këmbët me një produkt antidjerse përpara se të vishni këpucët).

3

4. Këpucë dhe akull (vendosni një masë ujore brenda këpucëve tuaja të reja dhe vendosini këto të fundit në frigorifer. Gjatë natës uji do të ngrijë dhe këpuca do të hapet).

4

5. Këpucë dhe krem (përpara se të vishni këpucët e reja, vendosni pak krem te këmbët dhe nuk do të ndjeni dhembje).

5

 

Shperndaje