Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 6 mënyrat se si ta ktheni të hënën në ditën tuaj të preferuar

Këto janë 6 mënyrat se si ta ktheni të hënën në ditën tuaj të preferuar
July 25
09:59 2016

Të gjithë jemi në dijeni të sfilitjes që ndiejmë të hënave në mëngjes. Ndonjëherë sepse kemi kaluar një fundjavë me aktivitet të dendur e tanimë do të na duhet t’i kthehemi rutinës dhe herë të tjera sepse e dimë që kemi përpara një fundjavë të lodhshme dhe me shumë punë. Kjo ndjenjë na bën të ndihemi të paorganizuar dhe me shumë mundësi joproduktiv për shkak të kësaj energjie jo të mirë.

Por ajo çka duhet të mbani mend është se nuk është dita e hënë që e ka këtë energji, përkundrazi. Dita e hënë bëhet shumë herë e bukur. Si ka mundësi që ajo kthehet në ditën e preferuar kur të hënën nisni pushimet apo kur e dini se të hënën do të shikoni atë djalin apo vajzën që pëlqeni? Epo, thënë këtë ka shumë mundësi që e hëna të kthehet në një ditë të preferuar. Më poshtë ju tregojmë 7 mënyrat se si ta bëni këtë gjë!

  1. Fillimisht, merreni me qetësi…

Ne njerëzit jemi të prirur të “heqim qafe” gjërat e vështira në fillim dhe më pas të lehtat. Kjo mund të jetë një metodë e saktë parimisht por nuk duhet ndjekur, sidomos të hënave. Niseni të hënën me detyrimet tuaja më të lehta dhe nga mesi i ditës, kur të jeni psikologjikisht gati për nisjen e javës, nisni me të vështirat.

2. Jepini vetes një motiv për të vazhduar

Bëni diçka që zakonisht e bëni fundjavave. Për shembull ju mund të thërrisni miken tuaj për të drekuar ditën e hënë apo takoni të dashurin të hënën në mëngjes. Mirë do të ishte të blinit edhe ndonjë veshje apo aksesor që keni dashur gjithnjë ta blini. Kjo do t’ju motivojë vërtet!

3. Mundohuni të ndryshoni rutinën

Të hënat janë të mërzitshme vetëm atëherë kur ju bëni të njëjtën gjë për çdo ditë. Mundohuni të ndryshoni nga monotonia. Për shembull ktheni të gjitha email-et dhe mesazhet pas dreke dhe në mëngjes bëni diçka ndryshe. Një shëtitje, një aktivitet do të ishte i rekomandueshëm.

4. Mos e shikoni orën

Mbulojeni orën në kompjuterin tuaj dhe do të ndiheni shumë më të motivuar kur të shikoni se ora ka ikur.

5. Kthejeni të hënën në ditën kur prishni dietën

Duke qenë se zakonisht e hëna është dita që nisen dietat kjo e bën edhe më të keqe atë si ditë. Askush nuk do t’ju thotë asgjë (as trupi juaj) nëse provoni të hani një çokollatë apo disa feta picë të hënën. Do t’ju ndryshojë humorin!

6. Ngarkojeni të dielën tuaj

Të dielave zgjohuni herët, pastroni shtëpinë dhe bëni disa prej detyrave që keni për të hënën. Duke i lënë të hënës më shumë hapësirë do të shikoni se ajo do të jetë një ditë shumë e bukur.

 

Komento
Shperndaje