Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 5 gjërat që nuk duhet t’ua thoni kurrë atyre që doni!

Këto janë 5 gjërat që nuk duhet t’ua thoni kurrë atyre që doni!
October 19
13:38 2016

Mund të bëhet fjalë për mamanë tënde, fëmijët apo gjysmën tuaj më të mirë. Personi nuk ka rëndësi, e  rëndësishme është që të bëhet fjalë për dikë që doni. Gjithashtu nuk ka rëndësi edhe arsyeja se pse debatoni, por fjalët që përdorni teksa debatoni. Gjithnjë duhet të keni në mendje faktin se sa më tepër i doni njerëzit me të cilët debatoni, aq më të kujdesshëm duhet të jeni.  Kini parasysh disa nga frazat kryesore që nuk duhet t’i përdorni kurrë me ata që doni…

  1. “Ti gjithmonë e bën këtë…” (Mos i gjeneralizoni mendimet tuaja sepse kështu nuk do të jeni të qartë dhe me shumë gjasë do të bëheni ofendues. Kur ju përdorni këtë frazë e dërgoni të gjithë fajin te personi tjetër duke ndezur menjëherë debat të zjarrtë.)
  2. “Ka mbaruar!” (Thojini vetëm nëse e mendoni vërtet sepse nëse e thoni vetëm në nerva e sipër me shumë gjasë kjo frazë nuk do të ketë kurrfarë vlere përveç faktit se do të acaroni personin me të cilin debatoni dhe do ta bëni të mendojë se jeni të pavendosur.)
  3. “Ti je shumë…” (Mos dilni në përfundime se si është tjetri. Nëse partneri juaj ka harruar të bëjë një ditë punët e shtëpisë ju nuk mund ta quani përtac, pasi kjo nuk zgjidh asgjë. Ju duhet ta pranoni personin ashtu siç është dhe të punoni bashkë për përshtatje, kategorizimet nuk ndihmojnë.)
  4. Thirrja në emër. (Nëse ju flisni ëmbël dhe në një moment të caktuar e thërrisni personin në emër, kjo është shumë strikte dhe menjëherë ngjall debat.)
  5. “Ke të drejtë” dhe “Më fal” (Këto nuk duhet t’i thoni sidomos kur nuk i ndjeni si të tilla, sepse këto fraza nuk do t’ju merren më seriozisht në rastet kur do t’i thoni me të vërtetë.)

/Blitz.al/

Shperndaje