Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 5 arsyet se pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie të palumtura

Këto janë 5 arsyet se pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie të palumtura
November 12
11:34 2016

Disa njerëz zgjedhin që të qëndrojnë me një partner edhe kur ata e deklarojnë hapur se nuk janë të lumtur në këtë marrëdhënie. Një çift mund të jetë i martuar ose ka jetuar për shumë vite bashkë dhe sërish e sheh se në atë martesë nuk ka lumturi. Dhe gjithnjë lind pyetja: Pse këta njerëz rrinë bashkë?

Në fakt, ka shumë shpjegime për këtë. Megjithatë, psikologët të cilët kanë vëzhguar më me imtësi marrëdhëniet në çift kanë dalë në 5 shpjegime kryesore, që janë si më poshtë:

  1. “Një ndarje është shumë e shtrenjtë…”

Janë disa njerëz që përpara se të mendojnë nevojat shpirtërore, bëjnë disa kalkulime matematikore. Për disa ndarja është e tmerrshme sepse pasuria dhe gjithçka ke investuar prej vitesh do të ndahet përgjysmë. Nuk është shumë e komplikuar: të qëndruarit bashkë është më e lirë. Edhe ana tjetër e medaljes është po njësoj. Partneri i cili nuk sjell shumë të ardhura në shtëpi e mendon divorcin të pamundur sepse në rast se ndahet nuk do të ketë mundësi ekonomike (në përgjithësi janë gratë ato që e vuajnë këtë aspekt të ndarjes).

  1. “Qëndrojmë bashkë për hir të fëmijëve”

Kjo në fakt është nga më të kuptueshmet. Megjithatë, mbetet gjithmonë jo e sigurt nëse fëmijët janë më mirë me prindër të palumtur në shtëpi apo me prindër të ndarë. Zakonisht, nuk ndahet nëse njëra është më mirë se tjetra, sepse varet nga rasti. Jo vetëm çiftet që debatojnë, por edhe çiftet që nuk kanë shumë komunikim sepse thjesht kanë vendosur një pakt të nënzëshëm për të vazhduar jetët e tyre, edhe pse të martuar, janë po aq të dëmshëm për fëmijët.

  1. “Marrëdhënia jonë është mjaftueshëm mirë…”

Në përgjithësi njerëzit kërkojnë arsye të forta për t’u ndarë. Kur ata thjesht janë të palumtur me dikë nuk e quajnë arsye shumë të fortë për t’u ndarë, ndaj dhe nuk e bëjnë.

  1. “Është turp dhe e konsideroj ndarjen dështim”

Ka një ndjesi turpi që i përshkon njerëzit që vendosin të ndahen. Ata duan të japin shumë shpjegime dhe motive se pse arritën këtu. Gjithashtu, në psikologjinë e tyre ky është një dështim i madh, të cilin as nuk duan ta pranojnë, prandaj më mirë qëndrojnë bashkë sesa të përjetojnë një ndjesi turpi dhe dështimi më pas.

  1. “Mendoj se nuk ekziston marrëdhënia perfekte, prandaj më mirë po rri…”

Kjo është një nga arsyet kryesore se pse shumë çifte vendosin të mos ndahen. Edhe kur ata kanë probleme në mendjen e tyre kanë idenë se nuk ekziston një marrëdhënie e përsosur, ndaj dhe i tejkalojnë këto dhe nuk vendosin që të ndahen. Duke i quajtur këto pakënaqësi si gjëra normale dhe që i ndodhin çdo çifti, partnerët kanë tendencën të mos mendojnë divorcin.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje