Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 3 temat që kthehen në mollë sherri fill pas martese

Këto janë 3 temat që kthehen në mollë sherri fill pas martese
November 16
10:27 2016

Psikologë të ndryshëm mendojnë se viti i parë i martesës është më i vështiri, madje edhe për ata që kanë bashkëjetuar më parë. Sigurisht, vështirësia qëndron në faktin se gjithçka ndryshon kur jeni të martuar sepse përpos momenteve të bukura që kaloni bashkë keni edhe angazhime të tjera në çift.

Mirëpo nëse ka diçka që i bën psikologët e martesave të bien në një mendje janë temat më kryesore të cilat kthehen në mollë sherri menjëherë pasi jeni martuar.

Është mirë që për aq kohë sa ju i dini se cilat janë këto tema, të mundoheni ta përdorni në favorin tuaj këtë duke mos lejuar që në çiftin tuaj të përsëriten të njëjtat gabime.

  1. Kuptoni se në fakt njerëzit nuk ndryshojnë, as partneri juaj! (Gjithnjë keni kujtuar se diçka të mbrapshtë që partneri juaj ka do të mundohet ta ndryshojë dhe do e rikuperojë me kalimin e kohës, por kur jetoni bashkë këto gjëra që nuk ju pëlqejnë bien edhe më shumë në pah dhe ju këtu kuptoni se në fakt njerëzit nuk ndryshojnë).
  2. Koha e lirë (koha e lirë në martesë mund të jetë edhe larje enësh apo pastrim ndërkohë që ju ende e keni mendjen që koha e lirë duhet të jetë të ulesh me kokoshka dhe të vendosësh filma rresht; këtu nis dhe beteja…)
  3. Paratë (në një çift të martuar paratë nuk janë kurrë të mjaftueshme dhe gjithmonë duket sikur njëri partner harxhon më shumë sesa tjetri duke shpërdoruar).

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje