Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 3 sekretet që menaxherët e hoteleve nuk do të donin që klientët e tyre t’i dinin

Këto janë 3 sekretet që menaxherët e hoteleve nuk do të donin që klientët e tyre t’i dinin
November 04
18:01 2016

Ata që e dashurojnë udhëtimin e dinë se sa e vështirë është zgjedhja e një hoteli të përshtatshëm. Ka disa njerëz që janë të fiksuar te pastërtia dhe rregulli në hotele dhe ka të tjerë që nuk e vrasin shumë mendjen, mjafton që të kenë një vend për të fjetur.

Megjithatë,  çfarë vëmë re është fakti se të gjithë menaxherët e hoteleve përpiqen që të ftojnë klientët e tyre duke u thënë se të gjitha aspektet më të mira gjenden te hotelet e tyre. Këtu është edhe pjesa më e vështirë e zgjedhjes.

Ekspertët e turizmit kanë zbuluar se dhomat e hoteleve fshehin sekrete, të cilat po t’i dinin klientët nuk do t’i frekuentonin asnjëherë. Ja se cilat janë 3 prej tyre:

  1. Krevati nuk është aq i pastër sa mendoni ju

Në shumicën e rasteve, hotelet pastrojnë dhe ndërrojnë vetëm çarçafët pasi shtresat e mëposhtme nuk ndërrohen. Mund të imagjinoni se sa fëmijë kanë urinuar aty.

 

  1. Përpiquni të evitoni përdorimin e gotave të qelqit

E dimë se shpesh thuhet se janë telekomandat sendet më të pista në dhomat e hotelit, por në fakt, sipas disa vëzhgimeve, gotat e qelqit që janë vendosur për të pirë ujë janë më të pluhurosurat.

 

  1. Pastrueset e dhomave paguhen me numër dhome (çka do të thotë se ato duan që të mbarojnë sa më shpejt një dhomë në mënyrë që të pastrojnë një dhomë tjetër dhe kështu të mbledhin më shumë para. Thënë këtë, nëse ju e lini dhomën tuaj shumë rrëmujë, probabiliteti që ajo dhomë të pastrohet shumë mirë është i vogël.
Komento
Shperndaje