Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 10 llojet e mesazheve që nuk duhet t’ia dërgoni kurrë një femre!

Këto janë 10 llojet e mesazheve që nuk duhet t’ia dërgoni kurrë një femre!
October 21
17:49 2016

Edhe pse në përgjithësi kur bëhet fjalë për ngacmime apo shprehje dashurie asgjë nuk mund të quhet gabim sepse këto janë mjaft individuale, sërish kur janë pyetur disa femra lidhur me mesazhet që ato nuk durojnë dot nga një mashkull, përgjigjet e tyre kanë qenë mjaft të ngjashme.

Më poshtë lexojini të renditura dhe herën tjetër që do t’i shkruani një mesazh një femre, mbajini në mend si këshilla.

  1. Më dërgo foto nudo. (Lejojeni që ajo ta bëjë vetë këtë…)
  2. Përgjigjet vetëm me një fjalë. (Duhet të jeni më të zhdërvjellët në të folur.)
  3. Përshëndetjet e shkurtra. (Nuk lodhesh dhe as nuk harxhohesh nëse e dërgon një përshëndetje me një kompliment.)
  4. Gabimet gramatikore. (Edhe pse ato vetë mund të bëjnë gabime të tilla, sërish duhet të përpiqeni të mos ngjani injorant ose sikur nuk keni bërë asnjëherë shkollë.)
  5. Mesazhet pas 10 muajsh ndarje të tipit “Më ka marrë malli”. (Pikërisht kur ajo është mësuar pa ty! Jeni duke u sjellë në një mënyrë shumë egoiste nëse e bëni këtë.)
  6. Mesazhet ky pyesni se ku është në orën dy të natës. (Të gjithë e kuptojmë se çfarë po kërkoni…)
  7. Mesazhet ku nuk bëni kurrë pyetje, por vetëm përgjigjeni (Kjo nuk është një intervistë…)
  8. “OK”. (Nëse do t’ia ngresh nervat në maksimum një femre thuaji kështu.)
  9. “Qetësohu!” (Ajo është femër, jo kafshë shtëpiake.)
  10. Vendosni “LOL” në çdo fjalë që thoni. (Mos e teproni!)

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje