Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Këto gjëra do t’i kuptoni vetëm nëse jeni takuar me shokun/shoqen tuaj të ngushtë përpara moshës 16-vjeçare

Këto gjëra do t’i kuptoni vetëm nëse jeni takuar me shokun/shoqen tuaj të ngushtë përpara moshës 16-vjeçare
April 10
09:01 2017

Miqësia është e shenjtë, sidomos ajo e vërteta. Me kalimin e viteve, miqtë mund të ikin ose të vijnë në jetën tuaj, por të vërtetit mbesin dhe, çka është më e rëndësishmja, ju rriteni bashkë me ta. Kot nuk thonë se shoqëria më e pastër është ajo e fëmijërisë ose e gjimnazit, moshë kur jeni në “çmendurinë” tuaj dhe gjeni një tjetër person po aq “të çmendur” që mund t’ju mbushë shpirtërisht. Nëse edhe ju i ndjeni gjërat që do të rendisim më poshtë, atëherë jeni me fat dhe mos ngurroni ta falënderoni mikun, mikeshën tuaj për gjithçka.

  1. Ju ruani fotografi që mund të “turpëroni” njëri-tjetrin nga kohët e hershme, kur ishit adoleshentë dhe sigurisht më pak të kuruar.
  2. Ju keni shumë sekrete me njëri-tjetrin që nuk do t’i thoni asnjëherë, askund!
  3. Ju arrini të flisni në një gjuhë të veçantë, me shaka, që vetëm ju i kuptoni.
  4. Gjysma e bisedave tuaja është tregimi i shakave apo momenteve të sikletshme që keni ndierë në adoleshencë.
  5. Dhe kur ndonjëri nga ju harron ndonjë detaj nga këto histori, tjetri ndihet i ofenduar.
  6. Nuk lodheni shumë për t’i treguar diçka tjetrit sepse ia thoni drejtpërdrejt.
  7. Ju mund ta shani sa të doni njëri-tjetrin sepse e dini që gjithsesi do të mbeteni miq.
  8. Por ama dini si të jepni komplimentet më të mira për ta bërë tjetrin të ndihet sa më mirë.
  9. Ju nuk keni kufij me njëri-tjetrin. Shoku arrin t’ju “diagnostikojë” çdo problem sikur të ishte doktor.
  10. Ju madje edhe keni bërë gazra në sy të atyre…
  11. Nëse dikush shkon në banjë për nevoja personale, ju e shoqëroni pa ndaluar bisedën.
  1. Ju e shijoni shumë edhe momentin kur qëndroni tërësisht në qetësi vetëm sepse jeni me ta.
  2. Ju dini gjithçka për jetën seksuale të njëri-tjetrit.
  3. Ju jeni shumë xheloz për çdo ambient të ri që miku juaj frekuenton, si p.sh. universiteti.
  4. Ju jeni thuajse pjesë e familjes, sepse qëndroni shumë në shtëpitë e njëri-tjetrit.
  5. Ju e kuptoni humorin e njëri-tjetrit më mirë se kushdo tjetër.
  6. Nëse jetoni larg njëri-tjetrit, gjithsesi miqësia juaj nuk prishet.
  7. Dhe kur takoheni pas shumë kohësh është sikur asgjë nuk ka ndryshuar.
  8. Kur të tjerët ju tregojnë një sekret, kjo nuk do të thotë që ju mos t’ia tregoni mikut tuaj të ngushtë.
  9. Ju dini saktësisht se si t’ia rregulloni humorin tjetrit.
  10. Ju keni kaluar të gjitha fazat e çuditshme të adoleshencës bashkë.
  11. Dhe ju mezi prisni të plakeni bashkë, duke qenë të njëjtat dhe kur të keni nipër e mbesa.

/Blitz.al/

Share