Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto fotografi tregojnë të gjithë trashëgiminë frymëzuese që Nënë Tereza la pas

September 03
14:05 2016

Nënë Tereza do të kthehet zyrtarisht në shenjtore ditën e diel, në 19-vjetorin e vdekjes së saj. Nënë Tereza është e njohur kudo në botë si një nga gratë më humaniste, e cila ndihmoi në shërimin e fëmijëve të sëmurë dhe atyre që kanë pasur nevojë për ndihmë.

Në fotografitë që do të ndiqni nëpërmjet galerisë vini re disa prej momenteve kyçe të veprimtarisë së Nënë Terezës dhe të gjithë punës së saj gati të mbinatyrshme, që vlerësohet tani edhe me statusin e shenjtores.

Nënë Tereza hapi një organizatë bamirësie për fëmijët jetimë dhe të sëmurë dhe ka punuar fort që t’u sigurojë atyre një strehë dhe një familje të shëndetshme. Siç edhe dihet, për këtë arsye ajo është vlerësuar edhe me çmimin Nobel për Paqen në 1979-n. /Blitz.al/

Shperndaje