Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshillat e sigurisë që duhet të dini përpara se të hipni në avion

Këshillat e sigurisë që duhet të dini përpara se të hipni në avion
November 27
14:54 2016

A mund t’i mbijetoni një rasti urgjent ajror? Për këtë duhet të dini disa këshilla se si duhet të veproni në qoftë se ndodheni në një emergjencë ajrore.

Më poshtë do të shihni se çfarë duhet të përgatisni ju përpara se të jeni në fluturim.

  • Zgjidhni veshje komode. Qëndroni larg veshjeve të bukura, por vishni rroba pambuku që të jeni rehat dhe të mund të lëvizni shpejt.
  • Mbani një kuletë me sendet tuaja me vlerë, si pasaporta, telefoni, bllok kontaktesh, ilaçe.
  • Njerëzit që udhëtojnë për punë mbajnë me vetë pajisje elektronike, por përpara se të niseni duhet të hidhni të dhënat tuaja në një dosje të sigurt sepse mund të ndodhë që laptopi juaj mund të humbasë dhe për këtë arsye duhet të jeni të sigurt.
  • Kushtojuni vëmendje videove të sigurisë, ato mund të mos jenë tërheqëse, por japin udhëzime të rëndësishme.
  • Duhet të siguroheni për vendin ku uleni, përpara se të niseni shikoni çfarë rruge duhet të ndiqni për të arritur te daljet e emergjencës dhe duhet të keni parasysh të gjeni daljen më të afërt.
  • Injoroni pasagjerët e bezdisshëm. Në qoftë se qëlloni pranë pasagjerëve të bezdisshëm injorojini ata duke vënë kufjet. Në qoftë se do të ketë ndonjë emergjencë ekuipazhi do të ndërpresë menjëherë transmetimet.
  • Në qoftë se ndodheni pranë daljes duhet t’u kushtoni vëmendje të gjitha udhëzimeve për të dalë sepse të gjithë pasagjerët varen nga ju.
  • Mos pini alkool gjatë udhëtimit sepse mund të kthehet në një pengesë duke ju bërë të paaftë për të gjetur një zgjidhje në momente emergjence.
  • Respektoni shoqëruesit e fluturimit sepse ata rrezikojnë jetën e tyre për të ruajtur tuajën.
  • Vendosni maskë oksigjeni fillimisht më pas ndihmoni të tjerët.
  • E vetmja gjë që nuk duhet të humbisni është jeta juaj./Blitz.al/
Komento
Shperndaje