Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshillat e një nëne: Çfarë duhet të dijë vajza ime në takimin e saj të parë me një mashkull

Këshillat e një nëne: Çfarë duhet të dijë vajza ime në takimin e saj të parë me një mashkull
October 01
16:30 2016

Një nënë rrëfen se çfarë duhet  të dijë vajza e saj kur del për herë të parë në një takim.

“Unë për herë të parë kam dalë në takim në moshën 14 vjeç, me një djalë me emrin Richie.  U ulëm në rreshtin e parë të sallës së një teatri. Ishte diçka emocionuese dhe në javët në vazhdim, në takimet pasardhëse, i kemi mbajtur shtrënguar duart sa herë që dilnim. Për net të tëra deri vonë i shkruanim njëri-tjetrit në telefon. Donim që të përfundonim bashkë, por një ditë Ritchie më la mua për një vajzë që quhej Theresa. E pyeta gjatë veten sa çfarë kisha bërë gabim, por në fakt nuk isha unë në gabim. Ndjenjat e një adoleshenti shpesh lidhen ngushtë me dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale dhe kjo i kishte ndodhur edhe këtij djali. Vajza ime tani është 14 vjeçe dhe në nisje të një periudhe të vështirë të jetës për të. Ajo ndoshta ka filluar takimin e saj të parë. Adoleshentët sot rrallëherë shkojnë në kinema, teatro apo për një ëmbëlsirë  në takimin e parë. Kështu unë mendova disa këshilla për vajzën time, të cilat ajo duhet t’i ketë parasysh para se të dalë në një takim. Tashmë është koha e saj të përjetojë “fluturat në bark”.

  1. Shijo çdo moment dhe çdo ndjenjë

Dashuria është një nga gjërat më të bukura që mund t’i ndodhë njeriut. Zemra jote do të fluturojë sa herë që të shohësh djalin që pëlqen dhe do të hidhërohet e lëndohet kur një lidhje të marrë fund.  Edhe pse ndonjëherë të duket e rrezikshme ta vendosësh veten përballë këtyre emocioneve është mirë që të ndjesh secilën prej tyre. Të dashurosh dhe të zhgënjehesh janë mësime që duhet t’i marrësh në jetë.

  1. Duhet të jesh e sinqertë me veten

Duhet të dish edhe t’i qëndrosh besnike asaj që është e rëndësishme për ty. Duhet të jesh e hapur për mënyrën se si ndihesh rreth seksit, kufijve, festave, drogës dhe çdo gjëje tjetër që mund të diskutohet mes jush.  Qëndroji besnike vetes dhe mënyrës se si ti i mendon gjërat. Mund të duket e vështirë në fillim, por është gjëja më e mirë e mundshme. Nëse nuk ndihesh rehat në një marrëdhënie pasi nuk mund të jesh vetvetja, atëherë ajo nuk mund të quhet më një marrëdhënie e shëndoshë për ju.

  1. Duhet të jesh e qartë në atë që dëshiron

Harroje idenë se një ditë princi do të vijë të të propozojë për të dalë. Nëse e pëlqen dikë, merre iniciativën dhe bëje ti e para pyetjen nëse dëshiron të dilni bashkë. Nuk është problem edhe nëse kjo tërheqje nuk është reciproke. Në fund nuk do të pendohesh që nuk e ke pyetur.

  1. Nëse përgjigjja është “jo” do të thotë me të vërtetë “jo”

Do të ndihesh nën presion për të bërë gjëra të cilat nuk të pëlqen t’i bësh me iniciativën tënde, si për shembull t’i dërgosh dikujt një foto tënden me bikini apo të takoheni vetëm. Duhet të kujtohesh se gjithmonë njeriu në jetë zgjedh. Ti duhet të bësh atë që është më e drejtë për ty. Nëse personi me të cilin je lidhur nuk i respekton dëshirat e tua, largohu prej tij ose kërko ndihmë, mund të më thërrasësh edhe mua. Asnjëherë nuk duhet të lejosh dikë të të shtyjë të bësh gjëra të cilat nuk i dëshiron.

  1. Seksi me mesazhe nuk quhet takim

Ndonjëherë kjo gjë kthehet në abuzive.  Një lidhje emocionale përfshin mirësinë, dashurinë, respektin, reciprocitetin dhe miqësinë. Në qoftë se nuk e gjen lidhjen tuaj në asnjë prej këtyre fjalëve duhet t’i japësh fund.

  1. Lidhja nuk duhet të jetë e komplikuar

Të kalosh kohë me personin që të bën të ndihesh mirë nuk ka përse ta kthejë jetën tënde në të ndërlikuar. Ideja është ta bëni njëri-tjetrin të ndiheni sa më mirë.

  1. Duhet të jesh një njeri i mirë

Çdo njeri ka ndjenja. Nëse dikush të pyet rreth diçkaje dhe ti nuk dëshiron të kthesh përgjigje pozitive, mund të thuash “jo” me mirësjellje. E njëjta gjë vlen edhe për ndarjen. Mos u përpiq të lëndosh tjetrin, por ji e sinqertë në atë që do të thuash.

  1. Duaje veten

Pa marrë parasysh me cilin person do të dalësh gjithnjë duaje dhe besoji vetes. Mënyra se si ndihesh, si mendon dhe çfarë dëshiron është ajo çfarë në të vërtetë ka rëndësi. Shumë gjëra do të vijnë e do të ikin, por ti mbetesh aty, kështu që kujdesu për veten.

 

Komento
Shperndaje