Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshilla për një marrëdhënie të suksesshme

Këshilla për një marrëdhënie të suksesshme
August 24
16:27 2016

Për të patur një marrëdhënie të mirë duhet të tregoheni të kujdesshëm. Shpeshherë kërkoni të forconi lidhjen tuaj por bëni të kundërtën. Më poshtë do të gjeni këshilla shumë të vlefshme që kanë thënë disa njerëz që janë në një marrëdhënie të shëndetshme.

  1. Ju nuk jeni të detyruar të hidhni veten në zjarr për të ngrohur njerëzit e tjerë.
  2. Mos shikoni për një vajzë që ta trajtoni si një princeshë por shikoni për një vajzë që ta trajtoni si partnere.
  3. Asnjë marrëdhënie nuk është e përsosur dhe gjithmonë ka konflikte. Rëndësi ka dëshira për të zgjidhur problemet.
  4. Mos prisni që marrëdhënia juaj t’ju lumturojë, duhet të jeni në gjendje të lumturoni veten në fillim.
  5. Nëse jeni në një marrëdhënie të gjatë mos u përfshini nga monotonia, bëni diçka të re për të patur një marrëdhënie interesante.
  6. Mos krahasoni marrëdhënien tuaj me të tjerët.
  7. Mos vlerësoni dashurin e partnerit nga mënyra si ju trajton kur është i mërzitur.
  8. Partneri nuk duhet të jetë kurrë kundër jush por duhet të jetë kundër problemit.
  9. Mos ndrysho për një person, ai duhet të bjerë në dashuri ashtu siç ju jeni në të vërtetë.
  10. Një marrëdhënie e shëndetshme ka dyer dhe dritare të hapura që ajri të qarkullojë dhe mos krijohet ambient mbytës.
  11. Komunikimi ësht çelsi i një marrëdhënie të suksesshme./Blitz.al/
Komento
Shperndaje