Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshilla për një gjumë më të qetë gjatë ciklit menstrual

Këshilla për një gjumë më të qetë gjatë ciklit menstrual
November 26
14:32 2016

Të gjitha vajzat mund ta thonë unanimisht se ditët e menstruacioneve janë ndër më të sikletshmet, sidomos për sa i përket gjumit. Gjatë ciklit menstrual shfaqen simptoma të ndryshme, si dhembje mesit, dhembje barku, koke dhe të gjitha këto ju pengojnë që gjatë natës të bëni një gjumë të qetë e të rehatshëm.  Megjithatë ju mund t’ia bëni vetes më të lehtë situatën nëse ndiqni disa instruksione ashtu si duhet. Sipas ekspertëve, pozicioni i fjetjes është shumë i rëndësishëm për gjumin. Ata rekomandojnë pozicionin e fetusit.

“Fjetja në pozicionin e fetusit e ul presionin në muskujt e barkut. Shumë gra raportojnë se pozicioni i fetusit mund të ndihmojë në lehtësimin e dhembjes”,- është shprehur gjinekologia Lisa Lindley.

Sipas ekspertëve, ky pozicion ka avantazhe të shumta pasi mbajtja e këmbëve të përthyera zvogëlon gjasat që menstruacionet të rrjedhin më shumë. Një nga pozicionet që shmangni është fjetja përmbys. Ibuprofenin dhe naproxenin është mirë që t’i konsumoni pak ditë para nisjes së ciklit. Bëni dush përpara se të flini dhe rrini në ambient të ngrohtë. Nëse zbatoni këto këshilla gjumi do të jetë më i qetë për ju./Blitz.al.

Shperndaje