Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këpucët me takë kthehen në ferr për këmbët tuaja

Këpucët me takë kthehen në  ferr për këmbët tuaja
November 04
17:14 2016

Këpucët me takë janë shumë të preferuara nga vajzat, por gjithashtu janë vrastare. Të qëndrosh gjithë natën mbi taka është e tmerrshme.

Këpucët me takë ju dëmtojnë këmbët në qoftë se i mbani veshur për një kohë të gjatë. Këpucët me takë rritin presionin dhe shtrembërojnë gishtërinjtë e këmbës, gjithashtu shkaktojnë dhembje të këmbëve.

Një tjetër problem i madh është dëmtimi i strukturës së këmbës, duke përfshirë këtu shtrembërimin e kockave, të cilat mund të rregullohen vetëm me ndërhyrje kirurgjikale.

Këpucët me takë të hollë rritin shanset për ndrydhjen e kyçit të këmbës dhe dëmtimin e indeve të buta.

Këpucët me takë të trashë ushtrojnë më pak presion te këmbët tuaja dhe mund të shkaktojnë më pak dëme.

Zgjidhni numrin e duhur, mos merrni këpucë të ngushta dhe vendosni pllaka silikoni për të reduktuar fërkimet./Blitz.al/

Komento
Shperndaje