Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni nisur të bëni zbukurimet e festave të Fundvitit? Shkenca mendon se ju keni diçka të veçantë në karakterin tuaj

Keni nisur të bëni zbukurimet e festave të Fundvitit? Shkenca mendon se ju keni diçka të veçantë në karakterin tuaj
November 20
17:28 2017

Ndonëse jemi ende në nëntor, një pjesë e mirë e njerzve kanë nisur të fillojnë më zbukurimet e shtëpisë apo ambientit të zyrave ku punojnë me shirita, pemë Krishtlindjesh dhe kukulla me Babagjyshin e Krishtlinjeve. Mos u habisni, por ka edhe nga ata që kanë nisur me blerjet e dhuratave.

Për shumë persona, gjithë kjo shpejtësi për të sjellë sa më pranë festat e Fundvitit ngjan disi absurde, megjithatë pas studimit që është kryer së fundmi duket se në fakt qenka një shenjë shumë e mirë të përgatitesh shpejtë për festat.

Sipas studimit, personat që fillojnë të dekorojnë ambientet e tyre më herët (pra që në nëntor) kanë premisa të jenë më të lumtur si pasojë e një fëmijërie të shëndetshme që ata kanë kaluar. Sipas profesorit të psikologjisë Steve McKeon, një fëmijë i rritur mirë, në një familje të shëndetshme mezi i pret këto festa dhe nëse bën të njëjtën gjë edhe kur ka krijuar familje tjetër, kjo është një tregues i qartë lumturie.

Pra, herën tjetër kur dikush habitet se sa shpejtë keni nisur të pëgatiteni, tregojini se nuk jeni të çmendur, jeni thjesht më të lumtur se ata! /Blitz.al/

Shperndaje