Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni në plan të martoheni këtë vit? Këto janë trendet e dasmave të 2017-s që do t’ju lumturojnë

Keni në plan të martoheni këtë vit? Këto janë trendet e dasmave të 2017-s që do t’ju lumturojnë
January 04
11:01 2017

Sigurisht që ceremonia e dasmës është një zgjedhje shumë personale e çiftit dhe me shumë mundësi, një pjesë e mirë e juaja që ka menduar të martohet këtë vit i ka tashmë në kokë idetë e qarta për ceremoninë e ëndrrave. Por vit pas viti ka disa trende të cilat implementohen në ceremonitë që ju vetë keni menduar paraprakisht për të shtuar bukurinë e dasmës.

Ekspertët e ceremonive kanë treguar se trendet e 2017-s janë më tepër të lidhura me rrjetet sociale dhe me përdorimin tonë në masë të telefonit. Duke qenë se dasma është një moment ku e gjithë vëmendja është ndaj jush, edhe në rrjete sociale ju e meritoni vëmendjen atë natë, ndaj gjithçka duhet të jetë më e lehtë.

  1. Një kamera e posaçme për të shpërndarë dasmën “live” në Facebook dhe Instagram

Ju tashmë e dini që videot “live” janë gjetja e rrjeteve sociale. Për të gjithë miqtë dhe të afërmit që nuk mund të jenë pjesë e ceremonisë për arsye të ndryshme si dhe për të gjithë miqtë tuaj virtualë që mund të jenë të shumtë, ju mund t’i bëni pjesë të dasmës duke punësuar një person të posaçëm, i cili do të merret vetëm me dasmën tuaj në rrjete sociale.

  1. Vende për të karikuar telefonat në mes të tavolinës

Problemi më i madh i njerëzve në dasma është se u mbaron shpejt bateria e celularëve. Gjetja është që një mesin e tavolinës, sigurisht në një mënyrë të dekoruar, çdo i ftuar të ketë edhe prizën e tij personale për të karikuar telefonin.

  1. Një hashtag origjinal

Kur planifikoni dasmën tuaj duhet të planifikoni edhe një hashtag për rrjete sociale. Kjo në fakt nuk është vetëm për të bërë bujë apo zhurmë në rrjete sociale, por është një mënyrë e mirë për ju që të keni mundësi t’i mblidhni e t’i shikoni të gjitha fotografitë dhe videot që janë shkrepur në dasmën tuaj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje