Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni dëshiruar gjithnjë këtë sfond me ujë në foton tuaj? Është kaq e thjeshtë!

September 06
09:49 2016

Ndonjëherë gjërat janë më të lehta nga sa duken në pamje të parë. Kur vendosim të bëjmë një fotografi, sidomos gjatë sezonit veror, ndër sfondet më të preferuara mbetet “përplasja e pikave të ujit”, por sigurisht kjo na duket shumë e vështirë dhe mendojmë se me siguri qëndron ndonjë mjeshtëri e fotografëve profesionistë pas realizimit të saj.

Në fakt nuk është aspak kështu! Sekretin e ka zbuluar fotografja japoneze, e cila preferon të mbajë pseudonimin “Snow Fairy” në botën e artit. Ajo ka treguar se teksa fotografonte modelen Saki Miyamoto, një djalë është hedhur në pishinë nga mbrapa, duke krijuar kështu efektin e dëshiruar. Sigurisht, talenti qëndron te “kapja e momentit”.

Provojeni edhe ju me miqtë tuaj, argëtohuni dhe ndihuni si fotografë profesionistë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje