Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Këngëtarët që dolën “humbës” nga një talent show, por arritën të jenë të suksesshëm

Këngëtarët që dolën “humbës” nga një talent show, por arritën të jenë të suksesshëm
February 07
19:26 2019

Talent show-t në Shqipëri, si në çdo vend tjetër, janë ndër formatet më të ndjekura televizive, të cilat përveçëse i dhurojnë emocione publikut për javë të tëra, qëllim kryesor sigurisht kanë zbulimin e talenteve. Pjesëmarrja në emisione të tilla si “The Voice” apo “X Factor” nuk është garanci për tu bërë i suksseshëm por nga ana tjetër mund të të japë një dorë që ta kesh më të lehtë rrugën për tu bërë i njohur apo të krijosh lidhjet e duhura në industri. Padyshim “lavdinë” e merr fituesi, ai që sipas jurive përkatëse dhe publikut ka diçka më shumë se të tjerët, por jo detyrimisht ata bëhen më të suksesshmit. Nëse ka një gjë që na ka mësuar eksperienca përgjatë viteve në këto talent show, “yje” janë bërë pikërisht ata që nuk kanë fituar. Ja ti hedhim një sy atyre që nuk kanë triumfuar, madje disa prej tyre as nuk kanë kaluar audicionet në këto formate por tani këngët e tyre marrin miliona klikime:

1.Enca

E nisëm me Encën sepse është rasti klasik që në “The Voice” as nuk e kaloi fazën e pranimeve, ndoshta dhe për shkak të moshës së vogël e papjekurisë së vokalit. Por gjithsesi koha tregoi që Enca donim apo s’donim ne, u bë një nga këngëtaret me të suksesshmë të industrisë tonë. Për këtë flasin numrat e ndjekësve që ka në rrjetet sociale mbi të gjitha.

2.Bruno

Nëse nuk e mbani mend Bruno ka qenë pjesë e “Grupit X” në X Factor, një nga grupet më të pëlqyera në të gjitha edicionet e këtij formati. Ata nuk arritën të trimufojnë dot, megjithatë dy prej pjestarëve, një ndër ta Bruno arritën ta gjejnë rrugën e suksesit. Prej disa vitesh ai është pjesë e Threedots dhe këngët e tij solo por sidomos bashkëpunimet kthehen gjithnjë në hite.

Bonus: Pjestari tjetër i “Grupit X” është Xhieldo, vokalisiti i grupit “Alar Band”, një tjetër rast suksesi dhe ky.

3.Lorenc Hasrama

Lorenci i erdhi shumë afër fitores në “The Voice” pasi doli i dyti, megjithatë kjo “medalje argjendi” nuk e ndaloi aspak që të vazhdonte të prodhonte muzikë akoma më suksesshëm. Kohët e fundit zërin e tij karakteristik ai duket se e ka përshtatur në muzikën moderne, pra jo vetëm rrok, eksperiment që ka rezultuar i duhuri për të. Kujtojmë që së fundmi ai u vlerësua dhe në “Knëga Magjike” për bashkëpunimin e tij me Olsi Bylykun.

4.Xhensila Myrtezaj

Bëhet fjalë për emisionin “Ethet e së Premtes”, ku Xhensila ka qenë një nga zërat më të pëlqyer edhe pse nuk arriti të fitojë. Sot gjithsesi ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera të tregut tonë muzikor, sidomos për baladat që këndon ose dedikimet për Besin. Meqë ra fjala, Xhensila ktheu në muzikë.

5.Fifi

Fifi ndryshe nga Enca i bindi trajnerët në “The Voice” ti kthenin karriget por gjithsesi nuk la shumë gjurmë në këtë format. Gjithsesi ajo nuk humbi kohë dhe pas pak kohësh u fut në tregun muzikor shqiptar dhe mund të themi që është një nga gocat më të talentuara, pasi jo vetëm këndon balada, rap dhe çdo gjë tjetër, por ka bërë dhe një emër për veten si tekstshkruese.

6.Ylli Limani

Edhe Ylli u bë i njohur nga “The Voice” megjithëse nuk arriti të fitojë. Por që do të bëhej i suksesshëm u pa që në netët live të këtij program, pasi ishte një nga më të pëlqyerit e publikut për zërin e ëmbël dhe vetëbesimin në skenë. E që në momentin kur nxorri këngën “Najher”, tani të gjithë presin me padurim çdo projekt të tij, sidomos kur bëhet fjalë për këngë që i kushtohen dashurisë.

7.Vesa Luma

Sërish një tjetër konkurente e “Etheve” e cila ja doli që të shndërrohet përgjatë viteve në një këngëtare të njohur të muzikës tonë. Të gjithë i mbajnë mend bashkëpunimet e Vesës dhe këngët që na bënin të kërcënim nëpër festivale. Gjithashtu ajo ja doli që të bëhet dhe anëtare jurie në “X Factor”, pra nga konkurente në një talent show, u kthye në një trajnere. Nëse ky nuk është tregues suksesi…

8.Ronela Hajati

Ronela ka qenë pjesmarrëse në “Ethet e së Premtes”  dhe “Star Academy” dhe tek kjo e fundit fitoi “Best Performance”. Gjithsesi ajo ka qenë ndër ato konkurente në këto formate që e ka pasur “yllin në ballë” dhe askush nuk kishte dyshime që një ditë do bëhej e suksesshme. Vit pas viti ajo nuk resht së na dhuruari këngë të veçanta e mbi të gjitha performanca që mbahen mend.

/Blitz.al/

Share