Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këngët hip-hop të publikuara gjatë fundjavës, cila ishte më e bukura?

Këngët hip-hop të publikuara gjatë fundjavës, cila ishte më e bukura?
July 22
16:52 2019

Fundjava që lamë pas ishte shumë e mirë për muzikën hip-hop në Shqipëri, sepse disa nga rap-artistët më të njohur, ose në fakt më të njohurit publikuan nga një projekt, me shpresën që do të prodhojnë një hit jo vetëm për këtë verë.

Por cila ishte kënga më e bukur mes “Nuk ka besu” të Noizy, “Shqiptar” të Mozzik dhe Unikkatil( po po Mozzik dhe Unikkatil) dhe “Private” nga Pint? Le të bëjmë një minisklasifikim:

3. Mozzik ft Unikkatil- Shqiptar

Ky bashkëpunim përveçse risolli në treg ndoshta reperin në të njohur në Shqipëri, Unikatilin, realizoi dhe ëndrrën e Mozzik që të kishte një këngë pikërisht me idhullin e tij. Por përtej pritshmërisë së madhe që kishim për këtë projekt, nuk ishte tamam ashtu siç prisnim. Kjo për disa arsye, e para sepse unë personalisht por dhe të tjerë nuk mendonin se ata të dy do vinin me një këngë atdhetare, por ndoshta me diçka më të fortë, për rrugën apo me një mesazh për jetën dhe fansat e tyre. Kjo ndoshta sepse Unikaktil e ka ezauruar pjesën e atdhedashurisë me disa këngë, por sido që të jetë…Mozzik gjithashtu këndon në refren gjermanisht. ndërkohë që kënga është për shqiptarët, gjë që i ka ngritur disa pikpyetje mes fansave. Por në fund, kënga ka një beat shumë të mirë, tekst të mirë (edhe spe është ndoshta hera e parë që Unikkatil nuk shan në një këngë) dhe duket se i është përshtatur pak verës, është disi e lehtë. Padyshim që do të dëgjohet dhe në fakt dyshja e Gramozit dhe Viktorit funksionon shumë mirë.

2. Noizy-Nuk kan besu

Edhe ky është një lloj rikthimi për Noizyn, me një këngë dhe videoklip të ri. Dhe është një rikthim shumë i mirë, jo se Noizy ka ardhur ndryshe, sepse këtë lloj teksti e gjejmë rëndom në këngët e tij, por kënga ngjit, është ritmike, pra mund të dëgjohet kudo tani, amdje dhe më pas. Përcjell një mesazh suksesi, ku mund të gjejnë veten shumë fansa të tij ose mund të frymëzohen të tjerë dhe videoklipi është i mbushur me detaje interesante dhe plane që Noizy ka shumë qejf t’i përdorë në projektet e tij muzikore. Mbi të gjitha duket se ai dhe miqtë e tij kanë bërë shumë qef duke e realizuar dhe kur gjërat bëhen kështu, dalin të suksseshme. Shumë mirë mund të ishte dhe në vend të parë, por kam përshtypjen që në vazhdim Noizy do të nxjerrë ndonjë lëngë që do të jetë akoma më e mirë se kjo, kështu që po e ruajmë për të medaljen e arit.

3. Semiautomvtic X Lyrical Son X Mc Kresha- Private

Me pak fjalë, kjo këngë është në vend të parë për 3 arsye. E para sepse pas Llunit dhe Bllekit, Kresha dhe Festimi na prezantojnë me artistin tjetër të ri të PINT, Semiautomvtic, që duket mëse i përshtatur me talentin dhe filozofinë e artit që ka grupi i tyre. Pra, mezi presim ta dëgjojmë një këngë tjetër nga ai sepse premton shumë. E dyta sepse gati si në çdo këngë, çfarëdo muzike dhe beat-i që të kenë, Lyrical Son dhe Kresha arrijnë ti marrin më të mirën për të bërë një super tekst dhe për ta shëndërruar menjëherë në një hit që mund ta dëgjojnë të gjithë. Aftësia e tyre për të sjellë kulturë në tekstet e tyre i bashkangjitet kësaj gjithashtu dhe stili i tyre kameleon, të aftë për t’u shëndrruar në çdo projekt, asnjëherë më keq, gjithmonë për mirë. Dhe arsyeja e tretë, edhe nëse kjo këngë nuk do më pëlqente, vendin e parë do të merrnin PINTAT, për shkak të albumit U.S.A që kanë nxjerrë në Spotify, këngët e të cilës duhet t’i dëgjoni me patjetër, nëse doni të dëgjoni hip-hopin më të mirë shqiptar të momentit. Kaq kisha!

Bonus. Kemi dhe freestyle-n e Stresit në emision “Sen me Meriton Mjekiqin”, që nuk është një këngë e re por është hera e parë që Stresi bën freestyle të vërtetë në një studio dedikaur kësaj gjëje dhe duhet thënë që ishte shumë mirë. Mezi rpesim këngën e re nga Stresi!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje