Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kënga Magjike 2018, java e nëntë dhe e fundit: “Lajmi i mirë dhe lajmi i keq”

Kënga Magjike 2018, java e nëntë dhe e fundit: “Lajmi i mirë dhe lajmi i keq”
December 03
18:55 2018

Pra, erdhi moment që të gjithë nuk donim që të vinte, java e fundit e prezantimeve të këngëve pjesmarrëse në “Kënga Magjike”. E megjithatë kjo është dhe diçka pozitive, sepse tani jemi më afër performancave në netët finale, më saktë dy netëve gjysëmfinale dhe finale. Në datat 5 dhe 6, të gjithë artistët Big dhe të kualifikuarit e New Artist do të prezantojnë këngët e tyre në Pallatin e Kongreseve. Më pas në datën 8, do të shpallen fituesit për çdo çmim që “Kënga Magjike” dhuron dhe sigurisht triumfuesi i madh. Gjithsesi të kthehemi tek 4 artistët që u prezanuan këtë javë të 9-të, sepse kemi çfarë flasim. Pa humbur kohë:

Artistët Big

1.Rovena Dilo ft Onat-  Ma Jo

Ja një togfjalësh që mendonim se s’do e dëgjonim kurrë, Rovena Dilo dhe Onat në të njetjën këngë. Për reperin kjo është hera e parë që merr pjesë në një festival të tillë, ndërkohë që për Rovenën është hera e parë që vjen me një bashkëpunim të tillë, duke marrë parasysh që këngëtarja e ka fituar një herë festivalin bashkë me një tjetër artist, por me Pirro Çakon. Gjithsesi edhe lloji i këngës nuk duket i zakontë për një këngëtare si Rovena, por sërish, ajo vjet erdhi me një këngë në gegërisht “Ke le për mu”, kështu që nuk duhet të habitemi. Kënga është ritmike, moderne, është hip-hop domethënë, kjo i përmbledh të gjitha. Performanca në prezantim ishte me momente, disa herë mund të themi e “çuditshme”, ose siç do thonin të huajt “awkward”. Onati nga ana tjetër dukej si më në brendësi të këngës dhe stilit.

Lajmi i mirë: Është guximi i Rovenës.

Lajmi i keq: Është guximi i Rovenës.

Robert Aliaj Dragot- Ah Ku Më Hodhi Zoti

Robert Aliaj pas shumë vitesh rikthehet në muzikë, pikërisht në 20 vjetorin e “Kënga Magjike”, me një vjershë që recitohet me muzikë në sfond. Në fakt bëhet fjalë për përshtatjen e poezisë ikonike të Fan Nolit “Anës Lumenjve”për situatën aktuale sociale dhe politike.  Sigurisht që ky projekt është i veçantë, përcjell një mesazh që i ardhur në një skenë kaq të madhe shpreojmë të dëgjohet. Megjithatë mua më pëlqen më shumë kur e reciton Timo Flloko. Performanca gjithsesi në tërësi ishte diçka ndryshe.

Lajmi i mirë: Fakti që Roberti nuk këndon por reciton, sepse besoj që nuk do e përballonte dot të kënduarin live.

Lajmi i keq: Që Roberti reciton, më mirë të pikturonte.

Flori Mumajesi-Plas

Jo më kot ekziston ajo shprehja “Ëmbëlsira për në fund”, se kjo këngë është “ëmbëlsira” e këtij edicioni, balada perfekte, një këngë “alla Flor Mumajesi” që i shpreh ndjenjat e tua më mirë se ty vet. Unë në fakt jam përpjekur të tregohem objektiv në këtë rubrikë, por këtu nuk mund të jem pak subjektiv dhe të pranoj që kjo është kënga ime e preferuar. Kjo nuk është vetëm kënga ime e dashurisë por e të gjithë publikut të “Kënga Magjike”. Dua ti jap rëndësinë e duhur dhe pjesës së performancës së Florit, në dukje e thjeshtë por e mbushur me detaje.

Lajmi i mirë: Vetë fakti që kjo këngë arrin deri në veshët tanë është një lajm i mirë, “Plas” është një lajm i mirë

Lajmi i keq: Error 404 Not Found.

Dhe me këto 4 artistë që kanë sjellë 3 këngë i jepet fund prezantimit të projekteve të artistëtëve Big . Kateogria “New Artist” kishte fazën e seleksionimit dhe ata të cilët janë pëlqyer më shumë nga publiku dhe që kishin këngët më të mira kaluan, duke bërë kështu që të ketë më shumë artistë të rinj në këtë edicion se sa këngëtarë të afirmuar. Tani të presim performancat live dhe të shijojmë shfaqjen e këtij 20 vjetori!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje