Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katër hapa për të ngushëlluar një fëmijë të mërzitur

Katër hapa për të ngushëlluar një fëmijë të mërzitur
October 04
12:50 2016

Kur fëmijët mërziten është e vështirë të kuptosh se çfarë kanë. Ndoshta ata mërziten për gjëra mjaft të vogla që u duken tragjike. Por prindërit duhet t’i kuptojnë, mbështetin, t’u japin dashuri dhe të komunikojnë me ta. Më poshtë do të gjeni 4 hapa kryesorë se si të ngushëlloni fëmijët tuaj.

  1. Flisni me fëmijën tuaj në lidhje me situatën. Pyetini ata se pse janë të trishtuar dhe përpiquni të kapni thelbin. Sa më shumë detaje të gjeni, aq më të thjeshtë do ta keni të kuptoni problemin.  Lejojini ata të ndajnë emocionet e tyre me ju, le të shpjegojnë ndjenjat e tyre me gjuhën e tyre.
  2. Lejojini të jenë emocionalë. Nëse ata duan të qajnë, lërini; nëse ata duan të rrinë të mërzitur apo të ankohen, lërini. Por duhet t’u tregoni se çdo gjë e ka një kufi dhe nuk duhet të qajnë pafund.
  3. Identifikoni nevojën. Fëmijët jo gjithmonë e shprehin saktësisht problemin që kanë. Ju duhet të analizoni gjendjen dhe të kuptoni se çfarë i shqetëson. Pasi keni bërë analizën e çështjes, zgjidhja është më e thjeshtë.
  4. Zgjidhni problemin. Ju duhet t’i udhëzoni ata se si të zgjidhin problemet e tyre, kështu ata do të ndihen më të fortë dhe do të mësojnë se si të reagojnë në situata të vështira.

Të gjithë mërziten e trishtohen, por në qoftë se ju qëndroni pranë fëmijëve dhe njihni emocionet e tyre ata do të jenë më të gatshëm për të zgjidhur problemet e tyre në të ardhmen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje