Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ka pesë faza të dashurisë por shumë njerëz “ngecin” tek e treta…

Ka pesë faza të dashurisë por shumë njerëz “ngecin” tek e treta…
October 09
17:41 2016

“Me sa duket  ai/ajo nuk ishte i/e  duhur për mua.”- kjo është një nga frazat të cilat e dëgjojmë shpesh si një justifikim nga persona të cilët i kanë dhënë fund një lidhjeje. Ndoshta shumica ia thotë edhe vetes këtë shprehje. Jed Diamond, një psikolog i njohur, ka arritur në përfundimin se shumica e njerëzve në të vërtetë edhe pse nuk e besojnë, e gjejnë dashurinë e vërtetë. Por gjithcka varet nga këto pesë faza në të cilat kalon dashuria, e që shpesh shumica e çifteve ngecin tek e treta.

1.Të biesh në dashuri

Ndjenjat si dashuria janë faza e parë në të cilën ju e gjeni veten të rrethuar nga lumturia. Kjo është koha kur ju projektoni të gjitha dëshirat dhe shpresat mbi partnerin dhe lidhjen suaj. Partneri papritur kthehet në njerun ideal  pasi ju vështirë se mund ti gjeni të meta.  Në fund besoni në fuqinë e dashurisë së vërtetë përsa kohë që rreth e rrotull nuk keni zëra skeptikë.

2.Të qenit një çift

Në këtë fazë dashuria bëhet më e fortë, gjithçka e bëni në bashkëpunim.  Filloni8 dhe e njihni njëri-tjetrin më mirë  dhe ndikoheni nga aspektet e jetës së partnerit tuaj. Pas disa muajsh apo vitesh bashkë kjo periudhë mund të evidentojë qartë edhe gëzimin me arrdhjen në jetë të një fëmije I cili fuqizon marrëdhënien. Atëherë shumë prej jush mendon se me të vërtetë ka gjetur njëriun e jetës.

3.Zhgënjimi

Kjo është periudha kur shpresat tuaja fillojnë të bëhen copë. Kjo është koha kur ju filloni të mendoni  se ndjenjat tuaja një ditë mund të zhduken,  për të mos u kthyer më.  Partneri juaj sipas jush sillet çuditshëm, I parashikueshëm dhe ndonjëherë veprimet e tij ju ngrenë nervat. Fillon të ndjesh se ndoshta keni nevojë për një pushim, një ndarje trë shkurtër. Në këtë moment I thua vetes se ndoshat ai nuk është I duhuri për ty.

4.Të krijosh dashurinë e vërtetë dhe të qëndrueshme

Nëse mbyllni sytë tuaj dhe të përpiqeni ti mbushni mendjen vetes të vazhdoni pavarësisht ngurrimit tuaj, ju mund ta kaloni fazën e vështirë. Duhet ta lironi mnendjen nga ato mendime.  Personi që ri përkrah jush nuk ështrë ai që keni imagjinuar, është një person real, i vërtetë.  Ti e kuptn dhe pranon të metat e partnerit. Tashmë është koha të kalosh në fazën finale.

 

5.Të përdorësh fuqinë e “dyshes” për të ndryshuar botën

Kapërcimi i mosmarrveshjeve dhe  krijimi I një lidhjeje të fortë, të qëndrueshme do të arrini në përfundimin se  të dy keni diçka të veçantë në këtë botë. Jo vetëm bashkëjetoni por duheni, punoni, krijoni bashkë. Nëse funksiononi si një e tërë, atëherë mund të thoni “Po. Ky ëhstë personi i duhur për mua!”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje