Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju zë gjumi sapo vendosni kokën në jastëk? Nuk kemi lajme të mira për ju

Ju zë gjumi sapo vendosni kokën në jastëk? Nuk kemi lajme të mira për ju
January 24
09:57 2017

Të të zërë gjumi sapo vendos kokën në jastëk është me siguri gjumi ideal për të gjithë. Por kujdes, nuk është edhe aq ideal!

Dr. Michael Breus, i cili është specialist i gjumit, ka treguar se në fakt gjumi i shpejtë brenda 5 minutave është një shenjë stresi i niveleve të larta.

Gjumi nuk duhet të jetë i menjëhershëm. Eksperti ka thënë se nevojiten rreth 20 minuta për t’ju zënë gjumi në mënyrë që ky i fundit të konsiderohet i mirë.

Nëse jeni nga ata persona që i zë gjumi menjëherë, ushtroni një aktivitet para gjumit, siç mund të jetë leximi i librave, në mënyrë që të largoni disi mendjen nga streset e ditës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje