Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju zbulojmë një truk se si të bëni që vera e lirë të shijojë njësoj si e shtrenjta

Ju zbulojmë një truk se si të bëni që vera e lirë të shijojë njësoj si e shtrenjta
January 26
19:40 2017

Sigurisht që një nga pijet më të mira dhe më të rekomandueshme kur vjen fjala tek alkooli është vera. Në fakt, aq e preferuar është kjo e fundit sa ka një sërë llojesh të ndryshme, ka studiues që merren me të gjithë kohën si dhe të tjerë që dinë gjithçka mbi mënyrën si ta shijojnë.

Së fundi, njëri prej tyre ka publikuar një studim ku u tregon të gjithëve se si të bëjnë që vera që pinë të shijojë si verat e shtrenjta që shiten kudo. Mjafton që gotës tuaj t’i shtoni pak kripë dhe të gjitha shijet do të balancohen në mënyrë të tillë që vera nuk do të jetë as e ëmbël, as e athët dhe as të ndihet shija e rrushit më shumë.

Kështu që herën tjetër, nëse doni të nderoheni me një verë jo shumë të shtrenjtë, por që të ketë shije të mirë, shtojini asaj vetëm pak kripë! /Blitz.al/

Komento

Shperndaje