Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju tregojmë se cili model këpucësh ndihmon në shëndetin tuaj dhe cili e rrezikon atë!

Ju tregojmë se cili model këpucësh ndihmon në shëndetin tuaj dhe cili e rrezikon atë!
June 06
21:17 2018

Këpucët janë të nevojshme për të kompletuar shumicën e veshjeve – por njerëzit mund të jenë më mirë pa to.

Ky është rezultati sipas Daniel Lieberman, kryetar i Departamentit të Biologjisë Humane Evolucionare në Universitetin e Harvardit dhe ekipi i tij i hulumtuesve, të cilët gjetën se amortizuesit dhe mbushjet, në mesin e karakteristikave të tjera të këpucëve, po i bëjnë këmbët tona më të dobëta dhe më të prirura për lëndime.

Ky zbulim, i cili studioi efektet e vrapimit në atlete kundrejt momenteve kur jemi zbathur, arriti në përfundimin se “mbrojtja” e këmbëve me këpucë mund të jetë e dëmshme në afat të gjatë.

Arsyeja është e thjeshtë. Lieberman i tha revistës “The Times”: “Kur ecni me këpucë, këmbët tuaja po shtypin një zëvendësues të fortë për terrenin që i bën muskujt në këmbë të punojnë më pak se sa kur jeni zbathur”.

Me muskujt e këmbëve të cilat nuk ushtrohen siç duhet në sajë të shputës së ashpër, rreziku i lëndimeve rritet.

Megjithatë, atletet janë ende një opsion më i mirë sesa takat e larta – të cilat janë të lidhura me një mori problemesh shëndetësore.

Përveç kësaj, veshja me takë të lartë mund të ndryshojë plotësisht strukturën e muskujve në këmbët tuaja, si dhe të çojë në probleme e dhimbje të muskujve.

Këpucët që janë shumë të ngushta mund të jenë gjithashtu të dëmshme për shëndetin tuaj të këmbëve, potencialisht të çojnë në deformime këmbë, sipas hulumtimit të kryer nga Hylton Mez.

Pra, çfarë duhet të vishni në këmbët tuaja? Hulumtuesit nuk i kanë ndarë  këpucët “më të shëndetshme” pasi përgjigja mund të ndryshojë nga personi bazuar në faktorë të tillë si mosha, shëndeti, pesha.

Për Lieberman, një opsion pothuajse i përsosur është një këpucë “minimale” – ose ato që imitojnë nga afër këmbët e zhveshura.

Pra këpucët më të mira? Pa këpucë fare, ose shumë, por shumë të sheshta!

 

Komento
Shperndaje