Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ju tregojmë përfitimet shëndetësore të hudhrës dhe përse duhet ta konsumoni

Ju tregojmë përfitimet shëndetësore të hudhrës dhe përse duhet ta konsumoni
April 20
13:05 2017

Shpeshherë kemi dëgjuar se përdorimi i hudhrës në ushqim ka efekte pozitive dhe lufton sëmundjet e zemrës, kancerit e infeksione të ndryshme, çrregullime të frymëmarrjes e shumë të tjera. Pavarësisht se shumë prej tyre mbeten në nivele pretendimesh, ka prova që tregojnë se konsumi i hudhrës ju ndihmon shumë për shëndetin. Një profesor i mjekësisë në Institutin e Kërkimeve Biomedikale të Los Angeles, që studion efektin e saj në shëndetin kardiovaskular, tregon se ka 40 kombinime të mundshme të hudhrës që japin efekte pozitive në shëndetin e njeriut. Ajo që duhet të dini është se hudhra siguron një ulje rreth 10 % të kolesterolit dhe një rënie prej 3 deri në 8 pikë të presionit të gjakut.

Në një studim të bërë me rreth 55 njerëz të cilët kishin yndyra të tepërta apo sëmundje të zemrës u vërtetua se ata që merrnin dozën ditore të hudhrës ishin më pak të prirur ndaj sëmundjeve të gjakut.  Studiuesit thonë se mënyra më e mirë për të marrë përfitimin  që doni është që ta hani hudhrën ashtu si është dhe jo pluhur. Efektet e saj pozitive bëjnë që shpeshherë ato t’i shihni edhe si ingredientë përbërës në shumë dieta të ndryshme, vajra për flokët apo lëkurën.  Përpiquni ta konsumoni të freskët, jo shumë të thatë, të tharë apo të mykur. Prerja e hudhrës shkakton një reaksion enzime që rrit efektet pozitive të konsumit ndaj sugjerohet që ajo të pritet të paktën 10 minuta para gatimit. /Blitz.al/

Share