Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju pret një ditë e gjatë? Ja gjërat që duhet të bëni sapo zgjoheni për të qenë sa më produktiv!

Ju pret një ditë e gjatë? Ja gjërat që duhet të bëni sapo zgjoheni për të qenë sa më produktiv!
September 11
21:45 2018

Të zgjoheni herët në mëngjes është një ndër hapat për të pasur një ditë fantastike. Nuk ka rëndësi sa orë ju duhen përpara se të shkoni në punë, sepse ka 8 zakone që duhet t’i bëni në mëngjes për të qenë më produktiv gjatë ditës.

  1. Kontrolloni motin dhe trafikun

Pavarësisht se mund ta keni planifikuar veshjen për ditën e sotme, është mirë që të kontrolloni motin për çdo të papritur. Ndërkohë trafiku ju shërben për të zgjedhur cila rrugë do ju çojë më shpejt në destinacion.

  1. Rregulloni krevatin dhe vendosni çfarë do të vishni

Të rregulluarit e krevatit do ju heqi menjëherë një detyrë nga lista dhe në fakt, dhoma juaj do duket më e pastër. Mund ta keni gati kur të riktheheni të lodhur nga puna.

  1. Stërvitje e shkurtër

Nëse keni kohë për të shkuar në palestër, mëngjesi është koha më e mirë. Nëse jo, mjaftojnë vetëm 10 minuta në shtëpi. Do ju bëjë të ndiheni energjikë dhe më pozitivë gjatë gjithë ditës.

  1. Bëni një dush

Rifreskim nga gjithë përgjumja e natës… Nëse nuk jeni një fans i dushit në mëngjes, mjafton rutina juaj e bukurisë dhe një larje me ujë të bollshëm e fytyrës.

  1. Përgatisni mëngjesin duke dëgjuar lajmet

Duhet të jeni gjithnjë të informuar për atë që ndodh në botën përreth jush. Dhe asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjesin!

  1. Merrni një letër dhe shkruani qëllimet për ditën që ju pret

Shkruani 2 ose 3 gjëra që duhet të bëni, në mënyrë që të përqëndroni fokusin tek realizimi i tyre.

  1. Hidhini një sy axhendës suaj për sot dhe nesër

Keni ndonjë takim të rëndësishëm? Ndoshta ju ka dalë nga mendja intervista që duhet të bënit? Epo lini pak kohë në rutinën tuaj të mëngjesit për rifreskimin e axhendës suaj.

  1. Paketoni drekën dhe lini gati gjërat për në darkë.

Nuk është nevoja të përgatisni gjithçka, por thjesht merrni diçka për të ngrënë në pushimin e drekës. Gjithashtu të paktën mendoni se çfarë do të gatuani në darkë. Do ta falenderoni veten më vonë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje