Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju lutem, mjaft më thatë se do të ndryshoj mendje! Nuk dua të kem fëmijë!

Ju lutem, mjaft më thatë se do të ndryshoj mendje! Nuk dua të kem fëmijë!
December 02
16:44 2016

Asnjëherë nuk kam dashur të kem fëmijë.

Bebet e vogla më duken të frikshme, janë shumë delikate. Nuk mendoj se mund të jem ndonjëherë nënë dhe aq më pak një nënë e denjë. Kur projektoj jetën time, nuk shoh asnjë fëmijë në panoramën time.

Me siguri që si shumë njerëz të tjerë edhe ju po më urreni dhe po mendoni se unë jam e çmendur. Unë jam 24 vjeçe dhe ata që ende nuk mendojnë se jam e çmendur mendojnë se do të ndryshoj mendim me kalimin e kohës. Ndonjëherë ma thonë me të qeshur. Ndonjëherë ma thonë me mjaft panik. Herë të tjera me trishtim dhe keqardhje ndaj meje. Por sidoqoftë, për të qenë në rregull, në çdo mënyrë që e thonë mua s’më pëlqen aspak.

Po, ndonjë ditë mund të ndryshoj mendim, do të rritem, mbase dështoj profesionalisht apo thjesht do jem e lidhur me dikë që më duhet të fluturoj rreth 8 orë për ta parë. Nëse do të kem këtë jetë, sigurisht që mund të kem edhe dëshirën për të pasur fëmijë.

Por kjo “ka mundësi” është po aq e sigurt sa mundësia që mund të kem për të fituar 1 milion dollarë në lotari, mundësia për të fluturuar apo mundësia për t’u bërë presidente e SHBA-së.

Dhe sigurisht, edhe nëse më ndodh të kem mundësi për gjërat e mësipërme, do të jem prapë unë që do të vendos për jetën time dhe nuk kam nevojë për askënd të më vijë me një siguri absolute se unë do të ndryshoj mendim.

Megjithatë, ka momente kur e kuptoj se nga se vjen e gjithë kjo trysni e shoqërisë për të pasur fëmijë. Ne rritemi me idenë se do të lindim fëmijë, do të riprodhohemi dhe e kemi shumë të vështirë të mendojmë se një variant tjetër mund të ekzistojë.

Për të folur shkurt, ndoshta një ditë mund të ndryshojë mendimi im, por argumenti juaj se “më ka ardhur ora biologjike për të lindur” ma shpif dhe më bën të mos e rimendoj dy herë.

Autore: Ellen Scott

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje