Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju kanë ftuar miqtë për Krishtlindje? Ja si të silleni si mysafirë të mirë

Ju kanë ftuar miqtë për Krishtlindje? Ja si të silleni si mysafirë të mirë
December 24
16:30 2016

Që të jeni një mysafir i mirë duhet të filloni përgatitjet që para se të mbërrini. Fillimisht duhet t’i përgjigjeni çdo ftese, sido që të jetë  përgjigjja juaj. Më pas duhet të keni parasysh disa gjëra që duhet të bëni para se të shkoni në shtëpinë e dikujt tjetër.

  • Mos shkoni kurrë duarbosh në shtëpinë e një miku.
  • Nuk duhet të çoni ushqimet që do të konsumoni vetë atje.
  • Kur shërbehet ushqimi, në qoftë se nuk ju pëlqen diçka,  heshtni.
  • Mos shpenzoni kohë në telefon gjatë qëndrimit tuaj atje.
  • Bëni një koment pozitiv në lidhje me shtëpinë e miqve tuaj.
  • Në qoftë se pini shumë kafe ose çaj, pyetini ata si mund ta bëni vetë.
  • Ofrojuni atyre ndihmë për të larë enët.
  • Mos bëni gjë kur ata ju thonë që të mos përfshiheni në punët e shtëpisë.
  • Buzëqeshni dhe transmetoni pozitivitet./Blitz.al/
Komento
Shperndaje