Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju i lini fëmijët tuaj të fitojnë gjithnjë në lojëra? Kujdes, kjo nuk është diçka “kota-biskota”!

Ju i lini fëmijët tuaj të fitojnë gjithnjë në lojëra? Kujdes, kjo nuk është diçka “kota-biskota”!
November 03
13:08 2016

Me shumë mundësi ju ka ndodhur të luani një lojë, si shah apo “Monopoly”, me fëmijën tuaj të vogël dhe gjatë kohës që keni luajtur dilema në mendjen tuaj ka qenë nëse duhet ta lini të fitojë apo ta çoni lojën duke “luftuar” me të vërtetë deri në fund.

Kur e shikoni se  loja po zgjat përgjithmonë, me shumë mundësi ju e lejoni fëmijën të fitojë “me hile” karshi jush. Por kujdes, sipas një studimi të fundit nga një grup psikologësh kjo nuk është aspak një gjë e mirë pasi dëmton aftësinë e tyre për të marrë vendime në terma afatgjatë.

Sipas përfundimeve të eksperimenteve psikologjike që studiuesit bënë më fëmijët, fëmijët që gjithnjë fitonin në lojëra kundrejt mamit dhe babit e kishin shumë të vështirë të kuptonin rëndësinë e luftës së brendshme për të sfiduar dhe fituar, si dhe kishin një nivel shumë më të ulët ambicieje dhe egoizmi më vonë në jetë. Gjithashtu këta fëmijë ishin më përtacë dhe kur u duhej të luanin seriozisht preferonin të mos luanin fare, faktor që ndikonte edhe në situata të tjera në jetë të cilat nuk ishin lojë.

Kështu që prindër, kur luani me fëmijët tuaj, lodhini pak derisa ta shikoni që ata mundohen për të fituar, madje duhet që shpesh të luani seriozisht, duke i bërë ata të kuptojnë se nëse nuk kanë informacion mjaftueshëm edhe mund të humbasin. Kjo do t’i bëjë më kërkues ndaj vetes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje