Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju bezdisin disa postime të miqve tuaj? Zbuloni opsionin më të ri të Facebook

Ju bezdisin disa postime të miqve tuaj? Zbuloni opsionin më të ri të Facebook
December 15
23:35 2017

Nëse jeni mërzitur duke parë fotot e festave apo maceve të miqve tuaj, por nuk doni t’i hiqni nga miqtë, Facebook ka gjetur zgjidhjen më origjinale. Ai ka prezantuar opsionin e fshehjes së përkohshme të postimeve të miqve apo faqeve të ndryshme për një periudhë 30 ditore. Dhe më e rëndësishmja, njerëzit tek të cilët do aplikoni këtë opsionin nuk do ta marrin vesh kurrë.

Para përfundimit të afatit të fshehjes do merrni një lajmërim që afatit 30 ditor po i vjen fundi, por opsionin mund ta ndryshoni në çdo kohë edhe pa mbaruar periudha 30 ditore.

Facebook-u thotë se ky është një ndër disa ndryshimet që do prezantohen së shpejti dhe të gjitha këto kanë synimin që secili të ketë më shumë kontroll në postimet e reja që dëshiron të shikojë në faqen e tij, në mënyrë që koha e shpenzuar në Facebook të jetë sa më e vlefshme për secilin. /Blitz.al/

Shperndaje