Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo rastësisht është në modë; Gratë tërhiqen më shumë nga meshkujt me mjekër

Jo rastësisht është në modë; Gratë tërhiqen më shumë nga meshkujt me mjekër
June 19
17:40 2019

Për të gjithë ju çuna që mendoni se vajzat vlerësojnë më shumë muskujt në trupin tuaj, na lini t’ju tregojmë se e keni gabim. Në fakt tërheqëse për gjininë femërore tek një mashkull është mjekra. Sipas një studimi gratë i konsiderojnë më seksi dhe tërheqës meshkujt me mjekër e madje edhe lidhjet me ta janë më afatgjata.

Të dhënat dalin nga një studim i quajtur “The Masculinity Paradox”, i cili u paraqiti mbi 8 mijë grave foto të ndryshme të meshkujve me gjatësi të ndryshme të mjekrës.

Atyre iu kërkua të rendisin fytyrat në aspektin e tërheqjes duke nisur nga ata që mund t’i joshnin më shumë deri tek ata më pak. Mes tyre ato zgjodhën dhe me kë do të preferonin një lidhje serioze e me kë një lidhje afatshkurtër. Si përfundim shumica parapëlqente dhe tërhiqej nga meshkujt me mjekër të gjatë dhe shumë më pak nga meshkujt pa mjekër./Blitz.al/

Komento
Shperndaje