Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo më princesha e princër! Kjo nënë do t’ju befasojë me idenë origjinale si të maskoni fëmijët për Halloween

Jo më princesha e princër! Kjo nënë do t’ju befasojë me idenë origjinale si të maskoni fëmijët për Halloween
October 29
15:35 2016

Halloween-i është një nga festat që të gjithë e presim me padurim. Shumë prej jush tashmë e kanë zgjedhur kostumin e tyre. Fëmijët gjithashtu e presin me entuziazëm këtë festë dhe nënat shpesh përballen me dilema se si cili personazh do të maskohet vogëlushi i tyre.

Po sikur të hiqni dorë nga personazhet e filmave vizatimorë dhe të mendoni diçka tjetër? Në fund të fundit, si Elsa apo Ariel do të ketë shumë edhe këtë Halloween. Një nënë ka menduar një mënyrë shumë origjinale për të maskuar tre fëmijët e saj. Lindsey Bonnice nga Pensilvania, përveçse nënë e tre fëmijëve, kujdeset edhe për disa kafshë shtëpiake e duke marrë shkas nga kjo vendosi që t’i maskojë fëmijët pikërisht kështu për Halloween. Vajza e saj këtë Halloween nuk do të jetë më një princeshë, por një lepur.

Tashmë u bënë disa vite që ajo i maskon fëmijët me kostume kafshësh, të cilat i ka edhe në shtëpi. Familja jeton në një fermë të vogël në të cilën gjenden gjithashtu dhe disa derrkucë, dy qen, katër mace, dy dhi, një dele, një breshkë dhe disa pula.  Kështu ajo krijoi disa kostume për fëmijët e saj dhe i mahniti të gjithë ndjekësit me këto fotografi. Ndiqini në vijim se ndoshta mund të frymëzoheni edhe ju./Blitz.al/

a2 a3 a4 a5 a6 a7

Komento
Shperndaje