Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Jetë pas vdekjes: Vetëdija e një personi vazhdon të funksionojë edhe pasi zemra ka ndaluar së rrahuri

Jetë pas vdekjes: Vetëdija e një personi vazhdon të funksionojë edhe pasi zemra ka ndaluar së rrahuri
August 14
15:50 2019

Ekspertët mjekësorë kanë patur një debat të hapur përsa i përket asaj që u ndodh njerëzve pas vdekjes. Ka dëshmi anekdotike në të cilat thuhet se shohin drita. Por sipas një studimi të fundit, vetëdija e një personi vazhdon të punojë edhe pasi zemra ka ndaluar së rrahuri dhe lëvizjet e trupit janë të pakontrollueshme. Kjo do të thotë se truri i njeriut bllokohet brenda trupit të vdekur dhe funksionon për një kohë të shkurtër.

Të mbijetuarit e arrestit kardiak kanë treguar se ata ishin të vetdijshëm se po vdisnin para se të ktheheshin sërish në jetë. Ndërkohë që ka disa prova që të vdekurit mund të dëgjojnë mjekët teksa i shpallin të vdekur.

Dr Sam Parnia, i cili po studion këto raste ka thënë se njerëzit në fazën e parë të vdekjes arrijnë të kenë ende vetdije. PRa, edhe pse një person shpallet i vdekur pasi zemra e tij ka pushuar, truri vazhdon të jetë ende në punë./Blitz.al/

Share