Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeni të mërzitur? Mos u shqetësoni, studimi i ri thotë se ndjesia e mërzitjes është e shëndetshme!

Jeni të mërzitur? Mos u shqetësoni, studimi i ri thotë se ndjesia e mërzitjes është e shëndetshme!
November 07
11:30 2016

Sigurisht që askush nuk ka dëshirë të përjetojë ndjesinë e mërzitjes. Por aq sa e padëshirueshme, ndjesia e mërzisë shpesh na duket e nevojshme. Kemi ato momentet tona kur duam vetëm të mërzitemi dhe të shfryhemi sepse vetëm kështu mund ta shijojmë më pas lumturinë. Por teksa dëgjojmë mikeshat tona të na thonë shpesh: “Mirë, mjaft qave se nuk është e shëndetshme!”, ja tek vjen një studim ku thotë se në fakt ndjesia e mërzitjes mund të bëjë mirë për shëndetin. Ja çfarë benefitesh ka kjo ndjesi konkretisht:

  1. Ndjesitë negative janë të domosdoshme për mbijetesën.
  2. Ndjesitë negative ndikojnë që ne të ndërtojmë maturi emocionale.
  3. Mërzitja na bën të krijojmë lidhje me realitetin dhe të jemi me këmbë në tokë.
  4. Ndjesitë negative na bëjnë të shpërthejmë në kreativitet.
  5. Ndjesitë negative mund të rikuperojnë kujtesën (kujtimet e kanë këtë funksion).

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje