Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeni larg shtëpisë? Ja kur e ndjeni më së shumti mungesën e nënës

Jeni larg shtëpisë? Ja kur e ndjeni më së shumti mungesën e nënës
December 10
15:57 2016

Kur largoheni nga shtëpia juaj, me kalimin e kohës ndjeni nostalgji dhe mungesë për shumë gjëra, madje edhe për jetesën që keni bërë dikur. Më së shumti ju mungon nëna,  për të gjithë ajo është një person shumë i rëndësishëm, madje cilësohet edhe si heroinë.

Kur jetoni vetëm ju e kuptoni se sa shumë ju mungon nëna juaj dhe gjërat që bën ajo për ju. Më poshtë do të gjeni disa prej gjërave për të cilat mendoni: “Sikur të isha te mami!”.

  • Gatimin e nënës suaj nuk mund ta zëvendësojë askush.
  • Përqafimet e saj edhe pa arsye.
  • Këshillat e domosdoshme.
  • Largimin nga realiteti që mund ta mundësojë vetëm ajo.
  • Shoqëria e saj dhe thashethemet që mund të bëni.
  • Trajtimi, përkujdesja dhe përkrahja.
  • Ta mërzisni dhe të mërziteni bashkë me të.
  • Historitë e fëmijërisë që nuk mund të përsëriten më.
  • Emri i shkurtër ose me përkëdheli që të thërret vetëm ajo.
  • Lidhja dhe dashuria e ngushtë që ekziston vetëm në raportin nënë-fëmijë./Blitz.al/
Komento
Shperndaje