Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeni i martuar dhe keni rreth e rrotull vetëm femra beqare? Ja se si duhet të silleni

Jeni i martuar dhe keni rreth e rrotull vetëm femra beqare? Ja se si duhet të silleni
September 06
12:42 2016

Ndodh shpesh që ju, si burrë i martuar, të qëndroni në shoqërinë e shumë femrave “single” dhe një pjesë e mirë e tyre janë shumë simpatike. Por si mund të sillen meshkujt e martuar në këto raste? Më poshtë do të gjeni 5 mënyrat se si të silleni në këto raste:

  1. Mbajeni unazën e martesës

Sigurisht që gjërat fillojnë të vështirësohen dhe të nisin keqkuptimet kur ju jeni i martuar dhe nuk mbani unazën e martesës në gisht. Do t’i lehtësonit shumë punë vetes në rast se do të mbanit unazën në gisht sepse femrat e vërejnë që prej fillimit kur ju takojnë këtë detaj.

2. Mbani fotografi të bashkëshortes tuaj në punë

Vendosni disa foto të këndshme tuajat së bashku me bashkëshorten në zyrën ku punoni. Kjo jo vetëm që do t’ju dhurojë edhe juve kënaqësi, sepse do të kujtoni disa momente shumë të bukura, por edhe do t’u tregojë femrave të tjera që keni pranë përkushtimin tuaj ndaj bashkëshortes.

3. Mbajeni “kontaktin me sy” të thjeshtë dhe të shkurtër

Nuk është e nevojshme që ju të bëni shikime të gjata flirtuese. Mos u keqkuptoni, ju sigurisht nuk duhet të jeni të pasjellshëm me koleget tuaja, por duhet gjithnjë të keni kujdes se femrat marrin sinjale pikërisht atëherë kur nuk e prisni. Një shikim i zgjatur mund të jetë një prej tyre.

4. Diskutoni për çështje të përgjithshme dhe profesionale

Nëse punoni pranë femrave beqare do të ishte mirë të mendonit përpara se të nisnit një diskutim. Flisni shkurt dhe në mënyrë të përgjithshme, pa hyrë shumë në detaje të cilat mund të keqinterpretohen më vonë. Tregohuni të sjellshëm, por racionalë dhe kur diskutoni për çështje jashtë tematikës së zyrës përmendeni së paku një herë gruan apo fëmijët.

5. Flisni për bashkëshorten dhe fëmijët tuaj

Sigurisht që nuk duhet t’i përmendni ata pa qenë e nevojshme, sepse kështu do të krijoni bezdi te koleget tuaja. Por nëse diskutohet një çështje familjare ju mund të tregoni mbi eksperiencën tuaj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje