Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si interpretohen 10 nga ëndrrat që shihni më shpesh

Ja si interpretohen 10 nga ëndrrat që shihni më shpesh
May 08
15:31 2016

Keni ëndërruar ndonjëherë sikur ju ka ikur zëri dhe nuk mund të bërtisni ndërkohë që një i panjohur ju ndjek? Apo ndoshta sikur keni vdekur apo keni mbetur shtatzënë? Nëse nuk i dini ende kuptimet e këtyre maktheve që na pushtojnë gjumin,më poshtë  ju listojmë interpretimet e tyre në botën reale.

  1. Ëndrrat ku partneri ju tradhton

Kjo nënkupton se ju jeni i shqetësuar se i dashuri/e dashura juaj mund t’ju tradhtojë në jetën reale. Mos u shqetësoni pasi është normale, sepse përfaqëson idenë se keni një vendosmëri instiktive  për të shmangur rivalët romantikë.

2. Ëndrra ku të përndjek një i panjohur

Zakonisht kjo ëndërr nënkupton se jeni duke shmangur frikë, një person në jetën reale apo emocionet e ndryshme si dhimbja.

3. Ëndrrat që kanë praninë e ujit

Kjo zakonisht simbolizon ndryshimin, ripërtëritjen dhe pastrimin. Por varet se si e ëndërroni ju ujin dhe mund të ketë kuptime të shumta. Për shembull, nëse po i jepni ujë dikujt tjetër, kjo përfaqëson idenë se ju jeni duke i dhënë  jetë apo po bëni ndryshim në jetën e dikujt. Nëse jeni të zhytur në ujë, atëherë kjo nënkupton se një ndryshim i madh do të ndodhë në jetën tuaj dhe do t’ju hutojë.

4. Ëndrra e vdekjes

Mund të jetë një parashikim i ndërgjegjes rreth vdekjes tuaj, por që simbolizon në thelb fundin e diçkaje, një mungesë ose ndryshim. Por mund ta interpretojmë dhe si një fillim të ri në jetën tuaj.

5. Ëndrra e të shfaqurit lakuriq në publik

Kjo ndodh të jetë ëndrra më e zakonshme e njerëzve. Në thelb të saj qëndron fakti se ju keni treguar diku një sekret tuajin që ju prek emocionalisht dhe kjo ju mundon.

6. Të ëndërrosh se je bërë vonë për diku

Një ëndërr e tillë pasqyron shqetësimin tuaj në anën profesionale , pushimet e punës, diçka që ka lidhje me shkollën, çfarëdolloj aktiviteti me të cilin merreni zakonisht në përditshmërinë tuaj. Por gjithashtu interpretohet si një pendesë rreth një shansi që keni humbur.

7. Të ëndërrosh se ke humbur rrugën

Të humbësh rrugën është një ndjenjë shumë stresuese dhe pikë së pari interpretohet si një ndjesi se ju keni humbur sensin e jetës. Kjo zakonisht ndodh në periudha të jetës kur përjetoni ankth, shqetësime apo pasiguri rreth një situate të cilën nuk po i jepni dot zgjidhje.

8. Të ëndërrosh se po të bien dhëmbët

Ëndrra të tilla nënkuptojnë se ju jeni duke përdorur instinktin tuaj për të mbrojtur veten. Dhëmbët gjithashtu përfaqësojnë dhe sigurinë që ju ndjeni në vetvete. Një ngjarje e ndodhur kohët e fundit në jetën tuaj, është duke ju bërë të humbni besimin tek të tjerët.

9.Ëndrra me gjarpërinj

Gjarpërinjtë janë një rrezik për jetën e njeriut dhe parësorja si interpretim në këtë rast është se ju prireni të paralajmëroni veten të mbrohet nga një rrezik. Nëse e pranishme në ëndërr është vetëm lëkura e gjarprit, kjo nënkupton se do të ndodhë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj.

10. Ëndrra e merimangës

Duke qenë se merimanga shfrytëzon rrjetën e saj për të kapur prenë, kjo tregon se ju në jetën reale po manipuloheni nga dikush.