Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja se si gjumi ju bën shefa më të mirë

Ja se si gjumi ju bën shefa më të mirë
May 25
13:02 2016

Një pushim i mirë ka shumë rëndësi në rendimentin dhe kreativitetin në punën tonë. Por një studim i ri ka treguar se një gjumë i mirë mund të bëjë të jeni edhe një shef më i mirë. Sipas këtij studimi, shefat ishin më pak karizmatikë kur ata nuk kishin pushuar sa duhet. Sigurisht që edhe punonjësit që nuk kishin bërë një gjumë mjaftueshëm ishin më të vështirë për t’u motivuar dhe gjithashtu e kishin akoma më të vështirë t’i shikonin pozitivisht shefat e tyre.

Gjithashtu, studimi i këshillon të gjithë shefat se duhet të jenë vazhdimisht në inkurajim të punonjësve të tyre që të bëjnë një gjumë sa më të shëndetshëm.

Ekspertët e menaxhimit dhe psikologjisë e përkufizojnë një lider apo shef karizmatik shumë më tepër frymëzues sesa të tjerët, çka ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e punës. Studiuesit, duke bërë një eksperiment ku lidhnin orët dhe mënyrën se si flinin shefat dhe punonjësit, instaluan në vendet e punës disa kamera për të vënë re ndryshimet që ata kishin kur gjumin nuk e kishin bërë të mjaftueshëm apo të rehatshëm. Nga rezultatet u pa se në fakt lidershipi nuk kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me gjumin, por kishte një lidhje të drejtpërdrejt me të qenit karizmatik, gjë që ndikonte direkt në produktivitetin dhe bashkëpunimin në grup.

Kjo nuk u vu re vetëm te shefat që drejtojnë nëpër zyra, por edhe te mësuesit që inspirojnë nxënësit, mjekët që inspirojnë ekipin mjekësor para një operacioni, trajnerin që inspiron ekipin etj. Është e vërtetë që disa njerëz janë më pak të ndikueshëm nga gjumi sesa disa të tjerë, kjo edhe për faktin se metabolizmi ynë është i ndryshëm, por në përgjithësi nevoja për gjumë të mirë është efektive te të gjithë njerëzit, pa dallim. Në rastin e eksperimentit me shefat, studiuesit dolën në përfundimin se të gjithë kishin më shumë produktivitet kur bënin një gjumë më të mirë dhe kjo vihej re në sjellje, në komunikim dhe në rendiment.

Ky studim ka dhënë një argument të fortë për të njohur rëndësinë e madhe që ka gjumi në ambiente pune, si te shefat ashtu edhe te punonjësit. Ajo çka duhet të kërkoni herën tjetër nga punonjësit apo edhe kolegët tuaj për të rritur produktivitetin e punës është shumë e thjeshtë: më tepër gjumë!

 

Komento
Shperndaje