Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja sa të rrezikshme janë rrjetet sociale për fëmijët. Çdo prind duhet ta shikojë këtë video

Ja sa të rrezikshme janë rrjetet sociale për fëmijët. Çdo prind duhet ta shikojë këtë video
March 20
12:09 2016

I madh e i vogël, çdo njeri sot në botë ka një adresë në mediat sociale. Por përdorimi i këtij rrjeti social tek adoleshentët sjell shumë pasoja, të cilat mund të përfundojnë në një mënyrë fatale.

Mediat sociale janë rrjete që të ndihmojnë të lidhesh me njerëz të rinj dhe me miqtë e tu. Por problemi qëndron se të rinjtë mund të bien lehtësisht në grackën e një të panjohuri me adresë false.

Mjaftojnë vetëm disa orë bisedë për t’i bërë ata të bien në këtë kurth, duke mos marrë parasysh se kush fshihet pas atij profili.

Vajzat adoleshente flasin me djem, pa ditur asgjë për ta, vendosin të njihen dhe të takohen por pa menduar se ai mund të jetë një vrasës apo pedofil.  Djemtë adoleshentë gjithashtu “fluturojnë” në momentin që flasin me një vajzë, pa marrë asgjë në konsideratë.

Këta adoleshentë nuk e kuptojnë rrezikshmërinë që kanë këto biseda dhe këto njohje. Kur flasin me njerëz të panjohur ata mendojnë se është interesante, por nuk e dinë se çfarë i pret. Prindërit shqetësohen kur marrin vesh se fëmijët e tyre kanë pasur takime me të panjohur apo edhe vetëm një bisedë.  Shqetësohen me të drejtë, sepse nga pakujdesia fëmijët mund t’i presë një fund tragjik.

Me anë të një videoje të fshehtë, disa prindër kanë dashur t’u japin fëmijëve një mësim. Në këtë video paraqiten rastet e tre adoleshentëve, të cilët kanë  pranuar të takohen në shtëpi me vajzat që kanë njohur një ditë më parë në internet.  Adoleshentët naivë shkojnë në shtëpitë e vajzave pa pasur asnjë informacion për to. Gabimin e kuptojnë vetëm pasi shohim se çfarë mund t’u ndodhë nga këto takime. Nënat e tyre janë bërë pjesë e kësaj videoje duke u kërkuar fëmijëve që mos të bien pre e rrjeteve sociale dhe e të panjohurve. Është shumë e rëndësishme që prindërit dhe fëmijët ta shohin këtë video.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje