Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja sa para duhet të harxhoni për dhuratë në një dasmë

Ja sa para duhet të harxhoni për dhuratë në një dasmë
May 13
10:41 2016

Edhe pse ndonjëherë nuk është diçka shumë e bukur të thuhet, duhet ta pranojmë se të qenit i ftuar në një dasmë “paguhet shtrenjtë”. Përveç veshjes që duhet të zgjedhësh, akomodimit dhe udhëtimit nëse dasma zhvillohet larg qytetit tuaj të banimit, një tjetër shpenzim është edhe dhurata që do të çoni në dasmë.

Sigurisht ju do të donit të blinit diçka të veçantë dhe të bukur për çiftin që pret të martohet, por ju nuk doni që të shpenzoni gjithë kursimet tuaja në të. Dyqani i dhuratave, “Wedding shop” ka survejuar 2000 klientë të cilët kanë blerë dhurata për dasma, duke dalë kështu në rezultate interesante.

“Shumica e klientëve duan që dhurata të duket e shtrenjtë dhe të ketë pamje, por mos të harxhojnë shumë para…”, – ka thënë pronarja e dyqanit, Anne-Marie Jenkins. Nisur nga të gjitha kërkesat dhe blerjet e këtij dyqani, në bazë të afërsisë që keni me çiftin që martohet, kjo është shuma mesatare që duhet të harxhoni për një dhuratë.

  1. Në dasmën e fëmijës tuaj – 15,000 lekë.
  2. Në dasmën e nipërve tuaj – 15,000 lekë.
  3. Në dasmën e mikut/mikeshës tuaj të ngushtë – 12,000 lekë.
  4. Në dasmën e vëllait/motrës së partnerit tuaj – 10,000 lekë.
  5. Në dasmën e një miku/mikeshe – 7,000 lekë.
  6. Në dasmën e fëmijëve të hallës/tezës tuaj – 6,500 lekë.
  7. Në dasmën e fëmijëve të xhaxhait/dajës tuaj – 6,500 lekë.
  8. Në dasmën e kushëririt/kushërirës tuaj – 5,000 lekë.
  9. Në dasmën e kushërirës/kushëririt të partnerit tuaj – 5,000 lekë.
  10. Në dasmën e një miku/mikeshe të partnerit tuaj – 4,500 lekë.
  11. Në dasmën e një miku/mikeshe të familjes tuaj – 4,500 lekë.
  12. Në dasmën e kushëririt/kushërirës së brezit të dytë – 4,000 lekë.
  13. Në dasmën e shefit/shefes tuaj – 4,000 lekë.
  14. Në dasmën e komshinjve tuaj – 3,500 lekë.
Komento
Etiketimet
Shperndaje